2 ministrat të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës kanë konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit në këtë sektor. Konkretisht kjo marrëveshje në marrjen e shërbimit të dializës në spitalin e Gjakovës për pacientë të Kukësit, Hasit e Tropojës. Po ashtu fondi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore në Shqipëri mund të financojë edhe në inistitucionet shëndetësore të Kosovës ndërsa licensat e mjekëve të Shqipërisë do të njihen në Kosovë dhe anasjelltas mes marrëveshjeve të urdhërit të mjekut mes dy vendeve shqipë folëse. Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj dhe ai i Kosovës Imet Rrahmani konfirmuan këtë marrëveshje nëpërmjet ngritjes së një grupi pune per të realizuar këto objektiva. Ilir Beqaj: “Ramë dakord që grupet e punës teknike të vijojnë për të arritur në plane pune më konkrete. Bashkëpunimin mes dy spitaleve universitare në pjesën e kardiokirurgjisë që i ka hapat e parë por edhe për të zgjeruar më tej fondit tonë i lejohet të paguajë kujdes shëndetësor edhe jashtë Shqipërie. Ne duhet të arrijmë në një të ardhme jo të largët që çertifikata e mjekut që jepet nga urdhëri i mjekut le të themi në Shqipëri të njifet në Kosovë” Imet Rrahmani: “Ashtu siç tha edhe ministri ne u dakorduam që grupet e ekspertëve të identifikojnë specifikimet e nevojave të dy sistemeve dhe të vendosen bashkëpunime korrekte.” Për ministrin Rrahmani kjo është vizita e parë jashtë kosovës. Me interes u pa edhe shkëmbimi i përvojës së bluave të bardha pra të mjekëve që mund të punojnë të licensuar edhe në spitalet e Kosvës dhe në spitalet e Shqipërisë./oranews
You Might also Like
Dosjet e Sigurimit të zhdukura nga politika, 60 ekspertë në SHISH dhe Ministrinë e Brendshme vihen në kërkim për gjetjen e tyre
Autoriteti i Hapjes së Dosjeve nis punën për kërkimin e dosjeve të ish-sigurimit, të cilat…
By
4 Min Read
Opozita kërkon nxjerrjen e dokumentit sekret nga Meta, çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?
Në një letër drejtuar Presidentit të vendit Ilir Meta, deputetë demokratë dhe të LSI-së i…
By
1 Min Read
Fullani shpallet i pafajshëm
Gjykata e Tiranës e shpalli sot të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.…
By
0 Min Read
Në tragetin “Norman Atlantic” 13 të vdekur, 30 të zhdukur
Numri i të vdekurve në tragetin "Norman Atlantic", e cila u përfshi nga zjarri teksa…
By
2 Min Read
Batutat në Kuvend/Brace-Halimit: Legen! Balla-Topallit: Sorrë
Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë është karakterizuar nga debate dhe akuza të…
By
2 Min Read
Bulqizë, torturonte nënën e vet 101 vjeçe, arrestohet i biri
Dhuna në familje nuk kursen as gruan e moshuar që ka kapërcyer shekullin. Policia e…
By
1 Min Read
