Opozita kërkon nxjerrjen e dokumentit sekret nga Meta, çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

0
273
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga komisioni i posacem per reformen ne drejtësi te filloje menjehere nga puna per materializimin perfundimtar te rekomandimeve te draft-opinionit te Komisionit te Venecias./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, speaks during a press conference, where he requested by the Special Committee for reform in justice to immediately begin work on the final materialization of the draft recommendations of the Venice Commission opinion.

Në një letër drejtuar Presidentit të vendit Ilir Meta, deputetë demokratë dhe të LSI-së i kanë kërkuar atij deklasifikimin dhe bërjen publike të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e mbajtur në Nëntor të vitit 2016, me kërkesë të Presidentit Bujar Nishani.

Në letrën e tyre, deputetët shprehen se publikimi i diskutimeve dhe raporteve te mbledhjes do të shërbente për të kuptuar më mirë angazhimin e institucioneve te asja kohe në luftën ndaj drogës.

Ata shtojnë gjithashtu se publikimi i mbledhjes ku raportohen edhe të dhënat e mbledhura nga institucionet e sigursë ka interes publik edhe për faktin se sot emri i ish-ministrit Tahiri përmendet për lidhje me trafikun dhe Habilajt.

Kujtojmë në fakt se këtë kërkesë e ka bërë pak kohë më parë edhe deputeti Berisha përmes një postimi në FB, duke na çuar të mendojmë se në atë mbledhje mund të ketë materiale që sërish do të ngrenë diskutime e ndoshta edhe akuza të reja. /