“Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Kështu shprehen disa ekspertë të rajonit të Ballkanit.

Ata për gazetën serbe “Novosti” madje thanë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt të madh mes shteteve të rajonit.

Historiani dhe politologu serb, Dragan Petrovic thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por, ai shton se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë, atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse ta realizojë këtë projekt.

Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanja, Italia, Sllovakia dhe Rumania, transmeton agjencia Ina.

Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016, transmeton “Koha”. Sipas tij Washingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim.

Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë janë më shumë imagjinarë se sa realë”.

Ndërsa politologia kroate, Jadranka Pollovic thotë se, Hillary Clinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar, por vetëm në Maqedoni nuk vajti.

Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.kohaislame

Artikulli paraprakIntensifikohet bashkëpunimi me Turqinë në fushën e arsimit
Artikulli vijuesViber njeh Kosovën si shtet