Raporti Botëror i Riskut për vitin 2017 e rendit Shqipërinë si vendin më të rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore.
Me një normë të riskut prej 9.93%, siç duket qartë edhe në këtë hartë, Shqipëria rrezikon të preket nga fatkeqësitë natyrore më shumë se çdo vend tjetër në kontinent. Ndërsa në renditjen globale, vendi ynë është i 39-i, përkrah vendeve si Xhibuti, Zimbabve dhe Afganistanit.
Vendi ynë vlerësohet keq dhe për menaxhimin e këtyre fatkeqësive, me një normë prej 74 %. Në këtë drejtim madje, vendi ynë ka bërë hapa pas, pasi një vit më parë, rreziku fiksohej në 73%.
Raporti merr në vlerësim të gjitha kriteret, si: ekspozimin ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive natyrore, mundësia e prekjes prej tyre, menaxhimin e situatave te tilla apo aftësitë parandaluese. Disa raporte të njëpasnjëshme, të publikuara së fundmi, nënvizojnë faktin se ekonomia shqiptare në tërësi është në rrezik të lartë nga moti.