Pako me ndihma kanë ardhur sot edhe nga shqiptarët e Maqedonisë për banorët e zonave të përmbytura.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka njoftuar këtë gjë me anë të një njoftimi në FB.
“Sot kanë arritur ndihma nga shqiptarët e Maqedonisë e Preshevës. Faleminderit me mirënjohje të thellë e një përqafim vëllazëror të gjithëve!”, shkruan Rama në FB.