Në Rostock, një 21 vjeçar shqiptar është hedhur nga kati i gjashtë i banesës së tij për të ikur nga policia gjermane.
Si pasojë e kësaj raportohet se ai ka pasur disa thyerje në këmbë, por nuk ishte në rrezik për jetë, transmeton Koha.net shkrimin e N-tv.
Punëtorët e Zyrës për Migracion dhe dy policë kishin vizituar atë pasditen e djeshme. 21 vjeçari kishte mbyllur derën me çelës, për të kërcyer më pas nga gjashtë. Sipas raporteve thuhet se policia gjermane kishte kërkuar atë për ta dëbuar nga Gjermania