Ditën e sotme në Vjenë të Austrisë do të nisë seanca gjyqësore ndaj kosovarit Nehat. H., i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur me rripin e pantallonave.
Nehati ishte i martuar me një sllovake e njohur me emrin Miroslava. Çifti ka patur probleme dhe konflikte dhe Miroslava qëndronte më së shumti në Sllovaki te prindërit.
Nga ana tjetër, siç raporton media austriake “Heute”, shqiptari nga Kosova bënte tri punë të rënda që t’i jepte 3 mijë euro gruas së tij për tre fëmijët.
Mirëpo, kjo e fundit nisi të mos e lejonte më shqiptarin t’i takonte fëmijët, ndaj ai u hakmor kur ajo u kthye në Vjenë duke e vrarë.