Një 34-vjeçare shqiptare është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka vrarë bashkëshortin e saj me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Waterbury, Connecticut, ku Anila Keco qëlloi me thikë bashkëshortin e saj Valmir Keco, 43-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital disa orë pas plagosjes.
Mediet shkruajnë se në momentin e vrasjes, dy fëmijët e çiftit shqiptar nuk ndodheshin në shtëpi. Të dy bashkëshortët raportohet se kanë pasur një grindjeje mes tyre, para krimit.
Aktualisht 34-vjeçarja akuzohet për vrasje, ndërsa Policia po heton mbi këtë ngjarje, pasi mund të ketë edhe një sulm për vetëmbrojtje.
Autoritetet po hetojnë në gjendje të lirë 34-vjeçaren pasi ajo ka lënë një garanci prej 200 mijë dollarëve.
Fëmijët e çiftit janë marrë në mbrojtje në Polici. Ata pritet të rrëfejnë për ndonjë zënkë të mëparshme të prindërve të tyre. /Shekulli/