Vander Hoven, një psikolog nga Holanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori holandez e konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare.
Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja arabe “El Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”
Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së dytë “L e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të shenjtë”.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fusilet, 53)