Shtëpia e Bardhë: Do të vlerësojmë ekstradimin e Gulenit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, bëri me dije mbrëmjen e të hënës se deri më tani s’kanë marrë kërkesë nga Turqia për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste (FETO), Fethullah Gulen.

“Do ta vlerësojmë këtë çështje me të mbërritur kërkesa”, deklaroi ai.

Në përgjigje të pyetjeve mbi ekstradimin e Gulenit, zëdhënësi Earnest theksoi gjatë konferencës ditore për shtyp se këto lloj kërkesash në përgjithësi nuk i diskutojnë përpara opinionit publik.

“Sa i përket Gulenit, deri tani nuk kemi depozituar një kërkesë për ekstradimin e tij nga qeveria turke. Nëse vjen kjo kërkesë dhe kur të mbërrijë, do ta vlerësojmë atë në kuadër të Marrëveshjes për Ekstradimin e Kriminelëve dhe Ndihmë Reciproke në Çështjet Penale, nënshkruar mbi 30 vite më parë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë”, u shpreh ai.

Josh Earnest njoftoi se në këtë pikë, pra, në lidhje me vendimin për ekstradimin e Gulenit, fillimisht do të shqyrtohet nëse krimi i përmendur në kërkesë përfshihet apo jo në marrëveshjen e sipërcituar mes dy vendeve, pastaj Departamenti i Shtetit dhe ai i Drejtësisë në SHBA do të vlerësojnë bashkërisht nëse plotësohen ose jo kriteret e provave të kërkuara në marrëveshje.

“Pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës strehojnë Fethullah Gulenin nuk pasqyrojnë realitetin”, nënvizoi gjithashtu zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

“E vërteta është se deri më tani nuk është paraqitur kërkesa për ekstradim”, siguroi ai.

Artikulli paraprakKy është roja i Erdoganit që u vra nga puçistët
Artikulli vijuesTop Gjenerali i Izraelit: Aq sa është Erdogan në Fuqi, Izraeli do të ketë probleme