Masakër në SHBA

14 persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë, në një kinema në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë premierës së filmit ‘The Dark Knight Rises’, kapitull i ri i filmit të njohur ‘Batman’.

Lajmi u bë i ditur nga një radio lokale për mediat amerikane, dhe sipas këtij lajmi, në kinemanë e një qendre tregtare, një person i maskuar hapi zjarr duke lënë të vdekur 14 persona, ndërkohë që dyshohet për rreth 50 të plagosur.

Dëshmitarët okularë, kanë thënë për policinë se personi i armatosur mbante të njëjtën maskë si personazhi negativ i filmit. Pasi hapi zjarr ai hodhi edhe gaz lotsjellës.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar si autor në parkingun e qendrës tregtare.trt/kohaislame

Artikulli paraprakNishani: Telefonata nga Dacic
Artikulli vijuesFOL: Komunat në fazën fillestare të politikave të transparencës