Shtohet prirja e priftërinjve evropianë për të studiuar Islamin

Gazeta franceze ‘Le Monde’ shkruan se priftërinj katolik janë të pritur të studiojnë fenë islame në mënyrë që të mund të kuptojnë realitetin nga trillimet.

Një prift anonim në një intervistë me gazetën ‘Le Mond’ thekson: “Në lagjen time Kisha është e boshatisur dhe xhamia është plotë. Kjo më shtyn t’i kushtojë një vëmendje më të madhe Islamit”.

Ai ka marrë pjesë në seancat mësimore të organizuara nga shërbimi i marrëdhënieve me Islamin që varet nga Konferenca e peshkopëve të Francës dhe për një javë ka studiuar Islamin nga aspekti fetar, historik, shpirtëror, social dhe kulturor. Peshkopët katolikë janë të mendimit se marrëdhëniet me Islamin kanë mbetur sipërfaqësore dhe se Kisha katolike ka frikë të njihet me të vërtetat e Islamit.

Peshkopët francezë kanë krijuar një grup pune për thellimin e dialogut mes katolikëve dhe myslimanëve dhe një prej tyre thekson: “Në kishën katolike marrëdhëniet me Islamin karakterizohen nga ekstremizmi ose indiferentizmi. Prifti francez Roxhe Mishel thekson se neve nuk na kanë mësuar islamin as në shkollë dhe as në kishë, por e dimë mirë se Islami është i gjerë dhe më i thellë sesa propagandohet në perëndim dhe është më se e nevojshme të studiohet kjo fe interesante për të kuptuar ndryshimin mes trillimeve dhe të vërtetës

Artikulli paraprakProjekti Ungjillizues i Shqiptarëve të Kosovës
Artikulli vijuesProfeti Muhammed (s.a.w.s) si bashkëshort