Të hetohen financat e partive politike

Partitë politike në Kosovë janë të mbyllura dhe jo transparente, kur bëhet fjalë për mënyrën e financimit të tyre. Nga asnjëra parti nuk ka një raport financiarë publik, madje dyshohet se as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka informacion.

Dyshimet që janë ngritur nga mediat dhe shoqëria civile janë, se donatorët e mëdhenj ekonomik mund të përpiqen të ushtrojnë ndikim politik tek partitë që financojnë. Lidhjet midis politikës dhe biznesit, në Kosovë, janë evidente, ndërsa financat janë të errëta e për më tepër heshtja e Prokurorisë, i shton më tej dyshimet për krijimin e aferave kriminale.

Kujtojmë, se në vitin 2013, nga Kuvendi i Kosovës u tentua që ta kalonte në mënyrë të mjegullt ligji për financimin e partive politike.

Ndërkohë, që po miratohej, pakoja e projektligjeve që lidhen me proçesin e liberalizimit të vizave, Kuvendi i Kosovës, kaloi me urgjencë edhe Ligjin për financimin e partive politike, një ligj në të cilin Komisioni i buxhetit kishte bërë disa amendamente serioze, të cilat binin ndesh me parimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë ndërtuar në projektligjin e harmonizuar gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Bruksel.

Por i menjëhershëm, në atë kohë, ka qenë reagimi Zyrës së BE-së në Prishtinë, e cila ka kërkuar që i gjithë projektligji të rikthehet në versionin që ka arritur në Qeverinë e Kosovës nga zyra e Brukselit. Komisioni Evropian pati kontestuar përpjekjen e eliminimit që raportet financiare të partive politike të mos dërgohen në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe përpjekja tjetër që ndikohet në uljen e pragut prej 100 euro në 20 euro.

Artikulli paraprakMbi 100 mijë euro grante për gratë e Mitrovicës
Artikulli vijuesNëntë shpirtrat e politikanit