Shtyhet seanca gjyqësore e Mursit

Seanca gjyqësore e Presidentit të Egjiptit, Muhamed Mursi të përmbysur me grusht shtet ushtarak është shtyrë për datën 1 shkurt.

Seanca e dytë gjyqësore e padisë së ngritur kundër Mursit i cili akuzohet për “Nxitje e vrasjes së protestuesve” duhej të mbahet sot në Akademinë Policore në Kajro.

Mirëpo Mursi, i cili mbahet në burgun Burxh El Arab në afërsi të Aleksandrisë, nuk u soll në Kajro për shkak të kushteve të liga të motit.

Zyrtarët deklaruan se helikopteri që duhej të transportoj Mursin nuk u ngrit.

14 të pandehur në mesin e të cilëve ndodhen Mursi dhe udhëheqësit e Vëllezërve Myslimanë, para trupit gjykues për herë të parë dolën më 4 nëntor.

Mirëpo me refuzimin e njohjes së gjykatës dhe veshjes së bardhë të të burgosurve nga ana e Mursit, seanca gjyqësore ishte shtyrë deri më sot.

Artikulli paraprakSHBA, Minesota: Temperatura shkon në – 37 gradë celsius
Artikulli vijuesS’kanë të ndalur pasojat e amoralitetit: Gjendet një foshnje e pajetë në kanal