SHBA, Minesota: Temperatura shkon në – 37 gradë celsius

Në Minesota të SHBA-së temperatura shkon në -37 grade celsius. Në të gjithë veriun e Amerikës, situata mbetet e rënduar për shkak të motot tejet të ftohtë. Vorbulla polare ka prekur në total gati 190 milionë persona.

Aq ftohtë ishte jashtë, sa një i arratisur nga burgu në Kentucky mësohet së është kthyer vetë në burg dhe është dorëzuar sepse nuk qëndronte dot në rrugë.
Në qytetin e vogël Hell të Michiganit, termometri shënoi 17 grade nën zero, duke bërë që faqet e internetit të mbusheshin me komente ironike për një mot aq të keq, sa siç thuhej në komente “kishte ngrirë edhe ferri vetë”.
Të paktën 21 përsona kanë vdekur deri tani në SHBA si pasojë e të ftohtit, dhe shumë të tjerë janë në gjendje hipotermie.
Edhe në Chicago, ku banorët janë mësuar me temperatura të ulëta, erërat e acarta janë të papërballueshme për njerëzit. Mbrëmjen e së martës, ato arritën në -23 gradë celsius.
I ftohti ekstrem ka mbërritur deri në Florida dhe Teksasin jugor, që zakonisht kanë mot të ngrohtë edhe në dimër.
Meteorologët parashikojnë se piku i ngricave do të kalojë shpejt dhe nga fundjava, temperaturat do të fillojnë të rriten./ind/kohaislame

Artikulli paraprakShkarkohen edhe 16 shefa krahinor të policisë turke
Artikulli vijuesShtyhet seanca gjyqësore e Mursit