Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se do të shtyhet votimi për demarkacion.
Mustafa, në një prononcim para deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, tha se kjo tërheqje e ligjit për demarkacion në seancën e sotme, nuk do të thotë se Qeveria është tërhequr nga marrëveshja, por tha se nuk janë kushtet për të shkuar me votim sot.
Kujtojmë se Lista Serbe nuk mori pjesë fare në votim, dhe kjo bëri që të mos i kenë numrat pozita për ta kaluar këtë projektligj.