Familja Mursi: Presidenti nuk terhiqet

Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi mbetet sfidues ndaj autoriteteve ushtarake dhe nuk do të tërhiqet as për të negociuar, tha familja e tij në një deklaratë për media.

” Nuk ka rëndësi se çfarë bën regjimi ushatark, presidenti Mursi nuk do të tërhiqet nga synimi i tij për restaurimin e rrugës demokratike, edhe nëse kjo i kushton me jetë , ” tha familja Mursi në një deklaratë të lëshuar me rastin e festës së Fitër Bajramit.
” Ai nuk do të tërhiqet , negocioj e as të pranojë kompromise , sidomos pas numrit të njerëzve të martirizuar, plagosur, burgosur dhe zhdukur,” shtoi deklarata.
Deklarata e familjes bëri thirrje për vazhdimin e revolucionit në mënyrë të qetë, jo në mbrojtje të një personi por të një shteti, e ardhmja e të cilit u rrëmbye nga një numër i vogël i njerëzve dhe komplotet e të cilëve bënë që vendi jo vetëm të stagnoj zhvillimin, por edhe të humbë shumë ekonomikisht.
Mursi , presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit , nuk është parë në publik që prej largimit të tij nga ana e ushtrisë më 3 korrik.
Javën e kaluar , një gjykatë egjiptiane ka caktuar datën 4 nëntor për fillimin e gjyqit të Mursit mbi akuzat e motivuara politikisht. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakNdërrimi i mbulesës së Qabes
Artikulli vijuesAeroporti Ademi Jashari: Përgatiti dhomën për faljen e namazit