Binarët që kalojnë nëpër Liatang të Kinës, janë lagur me gjakun e një vajze, që u shtyp nga treni.
Adoleshentja që mbetet e paemëruar, nuk e ka përfillur sirenën e trenit në lëvizje, por ka vazhduar të fotografohet.
Në prani të shumë turistëve, makina prej disa tonësh, ka kaluar sipër 19-vjeçares duke e lënë të vdekur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar autoambulanca, që e ka larguar nga aty trupin pa jetë, transmeton Telegrafi.
Turistët që kanë qenë duke bërë fotografi spontane të fshatit piktoresk, e kanë regjistruar rastësisht ngjarjen tragjike.