Shumë pak dihet rreth krimeve makabre të cilat ndodhin çdo ditë në Siri

Korrespondenti i famshëm i luftës Laurent Van der Stockt tha të hënën se ka shumë pak informata rreth asaj që po ndodhë vërtetë në Siri, duke shtuar se shumë pak njerëz mund të raportojnë për gjërat reale atje.

Duke iu referuar krizës në Siri, Stockt tha se gjatë karrierës së tij si reporter lufte, ai kurrë nuk kishte parë një regjim të tillë që mund ta vrasë popullin e vet në mënyrë strategjike. Ai shtoi se asnjëherë nuk ka hasur më parë në tmerr të tillë si ai i Aleppos.
“Gjithkush shkruan diçka në lidhje me Sirinë, por në fakt, shumë pak dihet rreth Sirisë. Shumë pak njerëz mund të shikojnë skenat reale atje,” tha Stockt.
“Ju nuk mund të besoni çka po ndodhë atje. Askush nuk beson se ata do të durojnë edhe për një kohë të gjatë. Ata po humbasin familjarët e tyre nga torturat dhe bombat e regjimit. Jeta është kthyer në ferr”, tha Stockt, duke përshkruar ngjarjet në Siri.
Laurent Van der Stockt ka raportuar nga luftëra të ndryshme gjatë 25 viteve të fundit, dhe është plagosur disa herë në krye të detyrës. Fotot dhe intervistat e Stockt patën një mbulim të gjerë në media, në të gjithë botën.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakKrimet e luftës, një realitet ditor në Siri
Artikulli vijuesSamsung prezanton linjën e re të tabletëve Galaxy Tab 3