Dasma
Dasma është përgatitja e ushqimit në ditët festive të saj dhe kjo gosti është e ligjësuar në fe
Gjykimi i gostisë së dasmës:
Është synet (i pëlqyer), sepse Profeti alejhi selam urdhëroi Abdurrahman bin Auf kur u martua që të bëjë gostinë duke i thënë: “ Bëj gosti, qoftë edhe vetëm me një dash.” (Buhariu dhe Muslimi)
Dobia e gostisë:
1. Gostia e dasmës shërben edhe si lajm që përhapet shpejt, në lidhje me bashkimin martesor të dy partnerëve.
2. Gostia është edhe shenjë falenderimi e mirënjohjeje për Allahun për lehtësimin e martesës së çiftit.
Gjykimi i përgjigjjes së ftesës së dasmës:
Kjo përgjigjje është vaxhib (obligim) në bazë të disa argumenteve të përgjithshme, e ndër to hadithi i Profetit alejhi selam: “ Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë:…dhe nëse të fton, përgjigjju atij… .” (Muslimi).
Kushtet e detyrimit të përgjigjes së ftesës:
1. I ftuari të jetë i përcaktuar, pra të jetë përmendur emri i tij në ftesë dhe të mos jetë ftesë e hapur për të gjithë.
2. Gjatë dasmës të mos ketë harame, të cilat ai nuk mund t’i ndryshojë dot.
3. Ftuesi të jetë musliman, në të kundërt nuk e ka obligim përgjigjjen e ftesës.
4. Të mos jetë ftuesi prej atyre muslimanëve që u lejohet hexhri.
5. Ftesa të bëhet për ditën e parë të gostisë së dasmës, nëse ajo zgjat më shumë se një ditë, atëherë lejohet të prezantosh në ditën e dytë dhe është e papëlqyer të prezantosh në ditën e tretë.
(Marrë nga: “ Mudhekeratu fikhi”, shejh El Uthejmini, ¾)