iOS 9 vjen së shpejti

Apple ka njoftuar se telefonat e sapolansuar do të vijnë me sistemin e ri operativ iOS 9.

iOS 9 do të jetë në dispozicion që nga 16 shtatori, një javë para lansimit të iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

Ky sistem do të jetë në dispozicion për pajisjet më të reja se iPhone 4S.

Apple duket se e ka zvogëluar hapësirën që do ta zë sistemi i ri. iOS 9 do të zë vetëm 1.3GB për dallim nga 4.58 sa zinte sistemi paraardhës.

Artikulli paraprakShBA e gatshme të pranojë refugjatë që ikin nga lufta
Artikulli vijuesHumanizmi i policit shqiptar që ka pushtuar mediat ndërkombëtare