Si do të duket dhe çka do të sjellë Galaxy S8?

Telefoni më i fundit i gjigantit Samsung pritet që të sjellë një varg risish, për të gjithë ata që mezi presin ta kenë në duar

Ka rrjedhur fotografia e parë e besueshme e pamjes së telefonit të ri të Samsung, Galaxy S8.

Dizajni nuk është shumë i ndryshëm nga ai i paraardhësit, Galaxy S7, mirëpo pritet që skaneri i gishtërinjëve të vendoset prapa.

Po ashtu besohet se Samsung do të integrojë edhe skanerin e irisit nga Note 7 dhe të dy versionet do të jenë me skaje të lakuara, trasnmeton Klan Kosova.

Ekrani do të përfshijë më shumë pjesë të pajisjes, sepse Samsung do ta heqë logon nga pjesa e përparme.

Telefoni do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 835 dhe do të mbështetet në 4GB RAM, ndërsa sa i përket hapësirës memoruese, të gjitha versionet do të nisin në 64GB.

Kamera kryesore nuk pritet të ketë ndryshime, pra do të mbetet në 12MP. Por selfie-kamera do të përmirësohet, duke rritur rezolucionin nga 5 në 8MP.

Por ndoshta pjesa më interesante është që ky telefon do të mund të përdoret edhe në “desktop mode”, përmes vecorisë së quajtur DeX.

Galaxy S8 pritet që të dalë në shitje kah mesi i prillit.

Artikulli paraprakBerlini dhe kriza e fundit në Ballkan
Artikulli vijues“Islami i moderuar” made in America