Si e gjeti hajduti thesarin e tij!

Një hajdut u ngjit në murin e shtëpisë së Malik Bin Dinar dhe lehtësisht depërtoi brenda në dhomën e tij. Në momentin kur u gjend brenda shtëpisë, vjedhësi u zhgënjye sepse nuk gjeti asgjë për të vjedhur. Maliku ishte i zënë me kryerjen e namazit, por e kuptoi se nuk ishte vetëm, ai e shpejtoi faljen dhe u kthye për të parë fytyrën e hajdutit. Pa shfaqur frike apo shqetësim, Maliku qetësisht e përshëndeti me selam dhe i tha, “Im vëlla, Allahu të faltë. Ti hyre në shtëpinë time dhe nuk gjete asgjë me vlerë për të vjedhur, andaj unë nuk do të të lejoj të largohesh nga këtu pa marr dicka të vlefshme për të përfituar nga ajo.”

Ai hyri në dhomën tjetër dhe u kthye me një ibrik të mbushur me ujë. Shikoi drejt syve të hajdutit dhe tha, “Merr abdes dhe bej dy rekate namaz, dhe nëse e bën këtë, do të largohesh nga shtëpia ime me një thesar edhe më të vlefshëm nga ai për të cilin kishe për qëllim ta vidhje.
I prekur nga sjellja dhe fjalët e Malikut, hajduti tha, “Po, në të vërtetë është një ofertë fisnike”.

Pasi morri abdes dhe kreu dy rekate namaz, hajduti tha, “O Malik, a do të të pengoja nëse qëndroj edhe për pak kohë, sepse dua të qëndroj pak më gjatë që t’i kryej edhe dy rekate te tjera namaz?”

Maliku tha, “Qëndro aq gjatë sa Allahu te mundeson ty falejn e rekateve që do ti kryesh tani. ”

Hajduti kaloi tërë natën në shtëpinë e Malikut. Ai vazhdoi të fale namaz deri në mengjes. Pastaj Maliku i tha, “Ik nga këtu dhe bëhu i mirë.”

Por në vend që të largohej, hajduti tha, ” A do të të pengojë nëse qëndroj me ty këtu sot, sepse kam bërë nijet për të agjëruar?”

“Qëndro sa dëshiron,” I tha Maliku.

Hajduti qëndroi për disa ditë, duke falur namaz deri në orët e vona të netëve dhe duke agjëruar ditën dhe kur më në fund vendosi të largohet, hajduti tha, “O Malik, unë kam marr një vendim që të pendohem për mëkatet e mia dhe për mënyrën e jetës sime të meparshme.”

Maliku tha, “Kjo është në Dorë të Allahut.”

Njeriu përmirësoi mënyrën e jetës së tij dhe filloi të ndjek një jetë të drejtë dhe plotë dëgjueshmëri ndaj Allahut. Më vonë, ai takoi një hajdut tjetër i cili e pyeti, “A e gjete thesarin tënd?”

Ai iu përgjigj, “Vellai im, atë qe gjeta ishte Malik Bin Dinar. Unë shkova që të vidhja tek ai, por rezultoi që ai rrëmbeu zemrën time. Në të vërtetë, unë jam penduar tek Allahu, dhe do të mbes tek dera (e Mëshirës dhe Faljes së Tij) derisa të arrij dëgjueshmëri të plotë ndaj Tij, të një robi të dashur.”

(Al-Mawaa’idh wal-Majaalis: 85)

Artikulli paraprakSi ishin të parët tanë.Historia e Umer ibn Abdul-Aziz
Artikulli vijues3 pyetjet e dijetarit Bizant ndaj Ebu Hanifes