Si e hodhën në pritë Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me rastin e 14 vjetorit të rënies së komandant Mujë Krasniqit dhe 38 dëshmorëve, nën patronatin e tij organizoi përkujtimin e tyre, më shtyri të merrem me këtë temë.

Do të ndihesha i lumtur dhe krenar sikur të ishte e njëjta histori e rënies heroike të Mujës me 40 shokë, dhe ajo që u tha në këtë akademi, sikurse dhe në shumë të tjera më parë. Pra, do të ishte mirë, sikur mos të ishte lojë politike dhe sikur të mos posedoja disa foto, që më ranë në dorë gjatë hulumtimeve të bëra para disa vitesh për luftën dhe rënien e Komandantit.

Edhe fotot, përveç rrëfimeve të ndryshme të luftës, dokumentojnë të kundërtën e asaj që po trumbetohet në këso akademi dhe tutje.
Por, gjëja më rrëqethëse ishte ulja në rendin e parë e Kadri Veslit, ku shihet duke mbajtur dorën në zemër, ndërsa 14 ditë pas vrasjes së Komandantit dhe 38 dëshmorëve siç shihet në foto pinin e hanin, dhe as që kujtoheshin se kufiri ishte i larë me gjak.

Hipokrizia është edhe më e madhe kur në atë, pamje të zymtë që kishte marrë teatri, ku mezi shihej fotoja e Mujë Krasnqit, afër i rrinte flamuri leckë i Kosova Petrollit. Nuk dukej asnjë shenjë e vetme e UÇK-së, dhe ajo çka binte në sy, ishte fakti se për herë të parë nuk shihej fotoja e komandantit Legjendar Adem Jasharit.BS/kohaislame

Artikulli paraprakReduktimet në kulm, KEK-u hesht
Artikulli vijuesOpozita siriane përgatitet për rënien e Assadit