Si e ndërtoi pasurinë e tij “Warren Buffett i Arabisë”?

Vendimi për të arrestuar investitorin më të shquar të vendit, një partner i Gates dhe mik i Murdoch, duket i rrezikshëm në një moment kur princi i kurorës po ballafaqohet me kapitalin e huaj.

17 miliardë dollarë të Alwaleed janë kryesisht të vetëbëra. Arresti i mbretërisë që drejton paranë në mbarë botën mund të dëmtojë investitorët e huaj.

Kur mbreti saudit arrestoi dhjetëra princa dhe biznesmenë të fuqishëm me 4 Nëntor si një goditje ndaj korrupsionit, asnjë prej emrave nuk fitoi vëmendjen globale që mori princi Alwaleed bin Talal . Personi i 61-të në botë për nga pasuria papritur tërheq vëmendjen.

Për dekada ai ka qenë një njeri i famshëm në Wall Street, i njohur për aksionet e tij të mëdha në kompani si Citigroup, Apple, Twitter dhe Lyft. Pronar i një jahti 282 metra të blerë nga Donald Trump, Alwaleed fluturon me një Boeing 747 dhe ka një kopsht zoologjik në vendpushimin e tij në periferi të Rijadit.

Tipar përcaktues i Rijadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite (Riyadh-emri origjinal), është “Kingdom Centre” që është një ndërtesë xhami 992 metra e gjatë të cilën ai e ndërtoi në 2002, aty ndodhen dhe zyrat e tij qëndrore. Kulla është 9 milje larg na ku thuhet se do të mbahen Alwaleed dhe të tjerët në Ritz-Carlton.

Të burgosurit e tjerë si ish kreu i Gardës Kombëtare, janë një kërcënim më i drejtëpërdrejtë për iniciatorin e këtij pastrimi, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, por ndikimi global i Alwaleed është i dukshëm. Sipas një zyrtari të lartë saudit ai është akuzuar për pastrim parash, ryshfet dhe zhvatje.

Një tjetër i ndaluar është Mohammed Al Amoudi, me një pasuri prej 9.9 miliardë dollarësh, i cili kontrollon një perandori investimesh në Afrikë, Arabinë Saudite, Europë, duke përfshirë dhe rafinerinë më të madhe të naftës në Suedi.

Pasuria prej 17 miliardësh e Alwaleed është relativisht e vetëbërë. Siç ai thotë, grupi i investimeve të tij “Kingdom Holding Co” i cili ka një vlerë në treg prej 8 miliardë dollarësh, u ndërtua në vitin 1979 me 30.000 $ e dhuruar nga i ati i tij dhe një kredi shtëpie.

Fillimisht ai mbajti marrëveshjet tipike të një princi sipërmarrës, u mor me tregtinë e tokës dhe shërbeu si ndërveprues për kompanitë e huaja që kërkonin terren në mbretëri. Por në vitin 1990 Alwaleed filloi të blinte aksione në Citigroup Inc. prej paraardhësit të kësaj kompanie bilanci i të cilit kishte marrë një goditje nga kreditë e pasurive të patundshme.

Në shkurt të vitit 1991, shefi ekzekutiv John Reed kërkoi një shumë parash në dorë, dhe Alwaleed derdhi dhe një gjysëm bilioni dollarësh në bankë duke e çuar madhësinë e zotërimeve të tij në 800 milionë dollarë.
Gjatë dy dekadave të ardhshme , princi mori aksione në dhjetëra kompani të profilit të lartë si : Saks , News Corp dhe Netscape. Ai zhvilloi shijen për hotelet, duke blerë disa prej tyre më prestigjioze në botë, duke filluar nga “Plaza” në New York tek “George V” në Paris.

Në vitin 2007 ai u bashkua me kompaninë e investimeve private të Bill Gates për të marrë zinxhirin e hoteleve “Four Seasons” në një marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh.

Nga fundi i shekullit Alwaleed u përmend shpesh në shtyp si “Warren Bufett i Arabisë“, një krahasim që atij i pëlqeu. 10 vitet e fundit aksionet e tij në Citygroup ishin rritur me 190 %. Ai investoi 345 milionë dollarë në Euro Disney. Në 2005 ai shiti aksionet në Apple Inc .

Alwaleed rriti aksionet e tij në Citygroup në 2008 ndonëse aksionet kishin rënë në krizë financiare. Që nga dhjetori i 2016 ai kishtë në pronësi 4.7 % të Twitter Inc sipas rregjistrimeve rregullative të bëra nga kompania e mediave sociale. Ai ishte një aleat i rëndësishëm i Rupert Murdoch duke qënë se mbante aksione tek 21 Century Fox Inc, por të dhënat e Bloomberg tregojnë se ai kohët e fundit i shiti aksionet e tij.

Alwaleed nuk ka lënë pas dore investimin në tregun e vendit të tij, dhe ka të ngjarë që ai të ketë bërë investime të mira aty. Indeksi i benchmark-ut të bursës së Arabisë Saudite është më shumë se trefishuar që në vitin 1994, i nxitur nga një bum i naftës që i shtyu çmimet mbi 100 dollarë për fuçi para se ky çmim të binte vitet e fundit.
Që nga 30 Qershori, Alwaleed vlerësoi investimet e tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë aksionet në kompaninë mediatike Rotana Group dhe tokën saudite, me një vlerë gati 6.5 miliardë $.

Alwaleed ka qenë për shumë njerëz në botë një ambasador jo zyrtar i Arabisë Saudite dhe fuqisë së saj shpenzuese. Alwaleed ka qenë mbështetës i të drejtave të grave saudite për të punuar. Ai punësoi piloten e parë femër në vend për të flutuaruar me avionët e tij privatë, dhe pjesa më e madhe e stafit të tij janë gra.

Këto pikëpamje të tij e bëjnë më të pashpjegueshme situatën në të cilën ai ndodhet tani, dhe goditjet që ju bënë, thotë një analiste e Chatham House, Jane Kinninmont. Princi 32 vjeçar, princ Mohammed, trashëgimtar i fronit, i cili zotëron pjesën më të madhe të pushtetit në mbretëri, ka bërë liberalizimin e rreptë të kufizimeve fetare të Arabisë Saudite të cilën e konsideron një gur themeli për axhendën e tij. Alwaleed e ka lavdëruar në publik princin e kurorës. Por historia e tij familjare duket se e bën atë të pabesueshëm dhe të dyshimtë,pasi i ati i Alwaleed, i njohur si “princi i kuq”, u dëbua në vitin 1960 për shkak se kishte kritikuar familjen mbretërore.

Vendimi për të arrestuar investitorin më të shquar të vendit, një partner i Gates dhe mik i Murdoch, duket i rrezikshëm në një moment kur princi i kurorës po ballafaqohet me kapitalin e huaj. Aksionet e kompanisë “Kingdom Holding” të Alwaleed ranë 21 % gjatë 4 ditëve të para të goditjes së tij.

Miliarderi investon personalisht në aksione së bashku me Kingdom Holding. Ai refuzoi kërkesat e përsëritura për të zbuluar detaje rreth pasurive të tij publike dhe private. Në një deklaratë të tij, në 6 nëntor, Ceo i “Kingdom Holding” tha se “kompania gëzon një pozitë të fortë financiare”.

“Pyetja më e madhe pa përgjigje është nëse Alwaleed është një viktimë e një përpjekjeje të ashpër nga Princi Mohammed për të konsoliduar pushtetin apo vetëm një mbret i korruptuar, që më në fund ju dha ajo që meritonte.” Guvernatori i Autoritetit Monetar të Arabisë Saudite tha më 7 nëntor se ata ngrinin llogaritë bankare personale, por jo ato të kompanive të tyre. Nëse kjo nuk do të ishte kështu, do të tregonte se princi i kurorës po luftonte për të rrëzuar një rival, thotë Kinnmont.

“Qeveria po përpiqet shumë të dërgojë një mesazh se këto arrestime janë duke bërë një pastrim në funksion të një mjedisi më të mirë për investime,” thotë ajo. /Businessmag/.Kumti.com

Artikulli paraprakPse po sëmuremi dhe po vdesim më shumë vitet e fundit nga kanceri
Artikulli vijuesPërse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre