Fotografja Sana Ullah, ka bërë një aktivitet interesant social duke treguar se si falen besimtarët musliman në vende të ndryshme.
Ajo ka thënë se ideja është se përmes fotografisë që tregon besimtarët musliman duke fal namazin se me sa lehtësi e bëjnë ata dhe si raportohen ato në media përcjell buzzfeed.
“Shumica e muslimanëve nuk janë të këqij, që lëndojnë botën dhe njerëzit në të, por Muslimanët janë të obliguar gjithnjë të duan sinqerisht dhe të gjejnë paqe me vetveten e tyre pesë herë në ditë” ka thënë ajo.
Ullah, u kërkon njerëzve që fotografon për ti dërguar në një vend ku ata janë falur e pastaj i fotografon.
Ajo i pyet se si erdhën deri tek namazi në atë lokacion. Dhe njerëz të ndryshëm kanë treguar përvojat e tyre se si kanë filluar të falin namazin./KohaIslame