Si kanë mbijetuar hadithet deri më sot

Imam Buhariu thotë se ai kishte mësuar përmendsh mbi 600,000 hadithe, nga të cilat ai nxori rreth 7000 për Sahih-un e tij (ose rreth 2600 pa përsëritje) (el-Hatib el-Bagdadi, Taarîkh Baghdaad, 2/8].
Ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, e përdorin këtë deklaratë për të thënë se ka shumë hadithe sahih të cilat nuk i kanë mbijetuar kohës.
Esh-Shejh Muhamed Mustafa el-Azami hedh poshtë një pretendim të tillë duke thënë: “Sa i përket numrit të madh të tyre, çdo kanal i transmetimit llogaritet si një hadith i veçantë”.
Abdur-Rrahman Ibn Mehdi (d. 198) tha:
“Lidhur me mes’hin (fshirjen) mbi mbathje, unë kam 13 hadithe nga el-Mughîreh që transmetohen nga pejgamberi salAllahu alejhi ve selem.”
Është mjaft e qartë këtu se el-Mughîreh komenton një veprim apo një shprehi të vetme të pejgamberit salAllahu alejhi ve selem. Pavarësisht sa herë u përsërit ky veprim, ai do të raportohej si një veprim i vetëm, meqë ky veprim i vetëm iu përcoll Abdur-Rahman Ibn Mehdit nga një kanal.
Katër shekujt e parë pas Hixhretit ishin periudha më e bujshme e shkencës së transmetimit të Hadithit dhe numri i transmetueseve u rrit në mënyrë enorme.
Ibn Khuzejme (v. 311) jep rreth 30 isnaade (zinxhirë transmetimi) për një hadith në një kapitull, në lidhje me vetëm një veprim të Ajshes, që kishte të bënte me pastrimin e rrobave.
Ndërkohë është e qartë se mund të ketë pasur transmetime të tjera, të panjohura për të. Muslim Ibn Haxhaxh (v. 261) përmend emrat e disa transmetuesve, kur ai argumenton për pika të caktuara, sidomos kur ka ndonjë gabim të bërë nga disa transmetues. Për shembull, ai i jep 13 transmetime në lidhje me një ngjarje të vetme që i kishte ndodhur Ibn
Abbasit radijAllahu anhu dhe namazin e tij të natës (tehexhud).

Në namaz, Abdullah ibn Abasi radijAllahu anhu qëndroi në anën e majtë të pejgamberit salAllahu alejhi ve selem, i cili më pas e tërhoqi atë në anën e tij të djathtë.
Jezid Ibn Ebi Zijad transmetoi nga Kuleibi se Ibn Abbasi qëndroi në anën e djathtë të pejgamberit salAllahu alejhi ve selem, por u zhvendos në të majtë.
Lidhur me këtë rast, Muslimi jep 13 isnade – që përbëjnë 13 hadithe – që bien ndesh me deklaratën e Jezidit.
Për më shumë, ai nuk jep isnadet e plota dhe as shtimin e tyre të plotë deri në kohën e tij.
Ai kryesisht jep detajet e kanaleve deri diku rreth vitit 130H.
Po të kishte dhënë isnadet e plota, që ishin të shumta në kohën e tij, ato të paktën do të mund të shtoheshin deri në 50
hadithe.

Ka pasur disa muhadithë (shkencëtar hadithi) të cilët kanë pohuar se secilin hadith e kanë marrë nga 100 kanale, dhe shumë të tjerë të cilët secilin hadith e kanë shkruar prej 20 ose 30 kanaleve.
Pra, ne tani mund të konkludojmë se cili ishte numri i vërtetë i haditheve për të cilat u tha se janë 600,000.
Në tjetër pikë është se ato nuk ishin thjesht hadithe nga pejgamberi salAllahu alejhi ve selem , por thënie të Sahabëve, të Tabi’inëve si dhe vendime të tyre ligjore (fetwa); te disa dijetarë fjala “hadith” përfshin të gjitha këto lëmi … Tani është e qartë se, kur muhadithët japin numra të mëdhenj për hadithe, ata kanë për qëllim kanale dhe burime të transmetimit të tyre, jo numër të njëmendtë të haditheve.
Por, kur ata japin shifra të vogla, duke thënë: “Ez-Zuhri ka 1.000 hadithe, ose el-Kaasim ka 200 hadithe”, ata, mbase, kanë për qëllim hadithin si një çështje (njësi), jo të llogaritur me gjithë isnade (zinxhirë).

Burimi: “Studime mbi literaturën e hershme të Hadithit”, nga M. M. el-Azami, Akademia Suheil, f. 302-3.

Artikulli paraprak9 këshilla që si ke dëgjuar më parë
Artikulli vijuesA e di kur duhet të qash për veten?