Si mund ta largojë njeriu nga zemra e tij urrejtjen dhe smirën për të tjerët?
Kjo arrihet me disa çështje:
Së pari: Të kujtojë gjynahun që merr për aq kohë sa këto ndjenja janë në zemrën e tij dhe largimin e mirësisë për shkak të tyre, sepse veprat e njeriut paraqiten tek Allahu çdo të hënë dhe të enjte dhe nëse midis dy vetëve ka armiqësi, atëherë u thuhet: “ Prisni, derisa ata të pajtohen!”, pra Allahu nuk i vështron punët e tyre të mira në këto ditë, nëse ndërmjet tyre ka armiqësi dhe urrejtje.
Së dyti: Të kujtojë se falja dhe tolerimi përmbajnë një mirësi shumë të madhe. Ato të shtojnë krenari dhe Profeti alejhi selam ka thënë: “ Allahu me anë të faljes që bën robi i shton atij krenari.”
Së treti: Të kujtojë se shejtani është armiku i njeriut dhe se ai është i cili ndez zjarrin e armiqësisë dhe urrejtjes midis muslimanëve, sepse ai nuk do që ti shohë ata të dashur dhe të lidhur midis tyre, prandaj përpiqet për përçarjen midis tyre.
Nëse njeriu kujton dobitë dhe dëmet, atëherë patjetër që do të veprojë ato që i bëjnë dobi atij dhe do tu largohet atyre që i bëjnë dëm atij.
Përpiqu të luftosh me vetveten tënde edhe nëse të duhet ta ulësh atë në pamje të parë, por ti në realitet po i jep vetes krenari, sepse kush u ul për hirë të Allahut, Allahu e ngriti atë.”
Shejh El Uthejmini në “Sherh el mumti”, 5/ 206