“Si në filma”: Në qendër të Prishtinës, mashkull kërcënon femrën me armë

0 Min Read

Në qendër të Prishtinës, tek sheshi ‘Nënë Tereza’, Policia ka rrethuar hapësirën ngase aty dyshohet për një kërcënim me revole.

Një mashkull i armatosur ka kërcënuar një femër.

“Skena e kërcënimit dukej si në filma triler”, thonë dëshmitarë që e panë ngjarjen nga afër.

KosovaPress është në vendin e ngjarjes, megjithatë krejt çfarë ka marrë nga Policia e Kosovës është deklarimi se po hetohet rasti.

krcn03

TAGGED:
Share This Article