Thaçi: Ta mbyllim kapitullin e konflikteve

Pas takimit me kryeministrin serb Ivica Dacic, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi agjendën e tij, duke veçuar zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.

Thaçi tha se fqinjësia e mirë në Ballkan është kusht për çdo shtet që aspiron integrimin evropian.Kemi përgjegjësi për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.”.. duhet të mbyllim kapitullin e konflikteve e të vazhdojmë me etapën e re të komunikimit e të bashkëpunimit”, tha ai
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Top Chanel, i pyetur çfarë e bëri të ndryshojë mendje dhe të marrë pjesë në këtë dialog politik në nivel të lartë, u përgjigj se nuk bëhet fjalë për ndryshim të vendimit, por për marrje të përgjegjësive nga ana e dy kryeministrave.

“Nga ana ime, në përputhshmëri me Deklaratën e Pavarësisë, me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, me rezolutën e Kuvendit. Dhe normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë arrihet në nivele politike. Është një proces që do ta çojë Kosovën dhe Serbinë drejt njohjeve reciproke, por dhe do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE, dhe OKB, dhe që do të sjellë një normalizim të gjithë rajonit. Prandaj këto janë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore, por edhe përgjegjësi para bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, SHBA-së, që Kosova dhe Serbia si dy shtete me një të kaluar të luftërave, të hidhur mund të them, të ndërtojnë fqinjësi të mirë për të ardhmen prosperuese e zhvillimore të të dy vendeve dhe popujve tanë”.

Në pyetjen se për çka dalloi ky takimi i dytë nga ai i pari, Thaçi tha se ka pasur një substancë të theksuar dalluese nga takimi i parë.

“Jemi dakorduar për vazhdimin e shpejtë të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani. Në veçanti zbatimi i IBM (menaxhimit të pikave të kalimit në kufij); pastaj marrëveshjeve për bashkëpunim rajonal; për të punuar urgjent për zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve; si dhe angazhime të tjera të domosdoshme për të ndryshuar gjendjen në terren në interes të qytetarëve”.

Më pas, Thaçi tha se normalizimi i marrëdhënieve është kusht për shtetet që duan të aderojnë në BE, kurse në pyetjen se çka pret nga takimi i tretë më kryeministrin serb, Thaçi u përgjigj se me Dacicin ka pasur ballafaqime tashmë prej 22 vitesh.

“Ai ka qenë në kampin e Milosevicit ndërsa unë kam udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne si Kosovë e kemi fituar betejën, e kemi fituar luftën. Por, kemi edhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm. Kemi përgjegjësinë e normalizimit të këtyre marrëdhënieve. Kemi përgjegjësi për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Dhe duhet të mbyllim kapitullin e konflikteve e të vazhdojmë me etapën e re të komunikimit e të bashkëpunimit dhe ngadhënjimit të vlerave euro-atlantike për të gjithë rajonin. E një nga këto çështje që diskutuam edhe për zhvillimin e vendeve tona është edhe projekti i mundshëm i ndërtimit të përbashkët i autostradës Prishtinë-Merdare-Nish, e mundësisht diskutuam edhe në prani të Baroneshës Ashton që të financohet prej Komisionit Evropian”.

Pas përfundimit të këtij dialogu, Thaçi pret që Kosovën të na njohin edhe pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. Ndërsa pret që në një të ardhme qo aq të largët edhe Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si një vend sovran.kohaislame

Artikulli paraprakSiri – Përshpejtohen përgatitjet për periudhën post-regjimit të Asadit në Siri.
Artikulli vijuesSerbët zgjedhin Kosovën para Europës