Azzah Sultan, 20 vjeç, e kishte vërejtur Islamofobinë që kur ajo ishte shpërngulur në Amerikë nga Majalzia në vitin 2013. Artisja e re myslimane kishte arritur në moshën 16 vjeçare në Nju Jork për të studiuar në Shkollën e Dizajnit në Parsons. Ajo kishte shëndrruar në art emocionet e saj.
“Unë përdori artin për të shprehur ndjenjat dhe frustrimet e mia përball shoqërisë” i ka thënë Sultan Huffington Post.
Ajo dizajnimet e saj i kishte shpërndarë në rrjetet sociale duke bërë thirrje që asaj ti dërgohen shamia me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose të kaltër. Asaj i kishin mbërritur shamia nga i gjithë vendi, ndërsa ajo i kishte bashkuar për të krijuar një flamur Amerikan.
Shpresa e saj ishte që përmes kësaj të dëshmojë se “të qenit Musliman nuk të bënë më pak Amerikanë” kishte thënë Sultan. Këtë projekt e kishte titulluar “Home Sweet Home” (Shtëpi e ëmbëla shtëpi)
Ajo kishte bërë edhe një projekt tjetër duke e titulluar “A jam modern tani” duke vizatuar vajza të ndryshme me shami
Ajo thotë se dëshira e saj është që një ditë inshaAllah të ketë galerinë e saj ku ajo mund të punojë me të tjerë myslimanë që mund të krijojë ambient ku mund të shprehin veten përmes artit./KohaIslame