Si po mashtrohen vajzat shqiptare, mendojnë se po martohen në Kosovë, por dërgohen në Maqedoni. Në fshatin Kosovë të Maqedonisë, kohëve të fundit po realizohen shumë martesa të përziera me nuse nga Shqipëria.
Për të marr një nuse, maqedonasit e këtij fshati paguajnë nga 500 deri në 1000 euro.
Por, edhe komuna e Makendonksi Brodit për çdo nuse nga Shqipëria heq shpenzimet e martesës.
Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga personat që i dërgojnë atje sepse kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës, raporton 21.
Në Shqipëri nuk kanë lidhje se ku dhe me kë janë martuar vajzat. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni, vetëm në 10 vjetët e fundit, në fshatra shumë të varfra.