Shenjat që nuk jeni duke konsumuar mjaft karbohidrate

Karbohidratet kanë reputacion të keq pa ndonjë arsye të veçantë. Ato lidhen gabimisht me trashjen. Karbohidratet janë një pjesë thelbësore e dietës, veçanërisht në qoftë se dëshironi të jeni dhe të mbeteni fizikisht aktiv.

Sigurisht, jo të gjitha karbohidratet janë të njëjta. Ekzistojnë karbohidrate komplekse dhe të thjeshta. Komplekse janë ato të cilat shpërbëhen më ngadalë dhe nuk shkaktojnë ndryshime të papritura në nivelin e sheqerit në gjak, transmeton Koha.net. Komplekse janë ato që ju duhen dhe pa të cilat trupi nuk mund të funksionojë normalisht.

Keni erë të keqe të gojës
Qëllimi i të gjitha dietave që e nxisin ndërprerjen e konsumimit të karbohidrateve është djegia e yndyrave të ruajtura. Për fat të keq, këto dieta rrallë japin rezultate afatgjata.

Procesi i djegies së yndyrave quhet ketozë, dhe gjatë këtij procesi lirohen kompozimet kimike të quajtura ketone. Ketonet kanë një erë të pakëndshme e cila normalisht lirohet me anë të frymës. Në qoftë se e mbani rregullisht higjienën orale dhe era juaj e gojës është e keqe, është e mundur që konsumoni shumë pak karbohidrate.

Nuk jeni fizikisht të fuqishëm
Kur personi i cili është fizikisht aktiv nuk konsumon karbohidrate të mjaftueshme, trupi nuk mund t’i shfrytëzojë proteinat për zhvillimin dhe shërimin e muskujve. Karbohidratet i nevojiten trupit për t’i shfrytëzuar në mënyrë adekuate proteinat, përndryshe i konsumoni më kot.

Pas ushtrimeve trupit duhet t’ia kompensoni karbohidratet e shpenzuara për ta përshpejtuar shërimin dhe për ta përmirësuar mënyrën se si trupi i përdor proteinat.

Përqendrimi i dobët
Ashtu si trupi, edhe truri juaj ka nevojë për karbohidratet për energji. Kur ai nuk konsumon sa duhet karbohidrate, nuk mund të japë maksimumin.

Studimet kanë treguar se truri i femrave të cilat janë në dietë pa karbohidrate, gjatë kësaj periudhe funksionon më dobët dhe se kujtesa e tyre bie ndjeshëm. Pas kthimit në dietë normale, funksioni i trurit kthehet në normale përsëri.

Disponimi i keq
Nëse i largoni plotësisht karbohidratet nga dieta juaj, përgatituni për ndryshime të menjëhershme të disponimit, nivele të rritura të stresit, ankthit dhe lodhjes. Karbohidratet i nevojiten trupit për ta liruar serotoninën, një kompleks kimik që është përgjegjës për disponim të mirë dhe për t’i rritur nivelet e energjisë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që janë në një dietë e cila e kërkon largimin e karbohidrateve nga të ushqyerit, ndjejnë rënie të niveleve të energjisë, transmeton Koha.net, ndryshime të menjëhershme të disponimit dhe nivel të ngritur të stresit deri në kohën kur nuk kthehen në regjimin e vjetër dhe të zakonshëm të ushqyerjes.

Kapsllëku
Kapsllëku mund të rezultojë tek çfarëdo ndryshimi në shprehitë e ngrënies. Sistemi i tretjes është i ndjeshëm dhe atij i pëlqen rutina me të cilën është mësuar.

Kur i largoni karbohidratet nga dieta juaj, është shumë lehtë e mundshme që do të vuani nga kapsllëku. Ekspertët në këtë rast sugjerojnë që gradualisht ta rritni konsumimin e fibrave, sepse rritja e menjëhershme e konsumimit të fibrave mund të ketë efekte negative.

Artikulli paraprakSpecialja ‘nis gjahun’ në pjesën e parë të 2017-së
Artikulli vijuesGolf VIII arrin në 2018-n