Si ta mbani elanin shpirtërorë edhe pas Ramazanit

1. Vazhdoni me leximin e Kuranit

Mënyra e parë për ta mbajtur elanin tuaj, është të vazhdoni lidhjen tuaj me Kuranin. Nëse në Ramazan keni lexuar nga një xhuz, vazhdoni së paku të lexoni nga dy faqe në ditë. Nëse gjatë Ramazanit keni dëgjuar nga dy orë ligjerata vazhdoni së paku nga 15 minuta. Muhamedi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson edhe të tjerëve.

2. Agjëroj gjashtë ditët e muajit Sheval
Kjo është shumë e vështirë për shumicën prej neve, mirëpo shpërblimi është shumë i madh. Agjërimi në muajin e ramazanit është i lehtë sepse atëherë shumica agjërojnë. Të agjërosh menjëherë pas Ramazanit kërkon vendosmëri dhe forcë të madhe. Agjërimi i Ramazanit dhe i gjashtë ditëve të muajit Sheval ka shpërblimin e agjërimit të një viti.

3. Ji real me atë çka pret nga vetja

Ndonjëherë nga vetja jonë presim më shumë se çka mund të bëjmë. Presim që pas këtij Ramazani të jemi të pagabueshëm dhe të përkryer deri në vdekje. Dhe kur kjo nuk ndodh, atëherë na humb vullneti e shpresa dhe i kthehemi stilit të mëparshëm të jetës. Rruga drejt xhenetit nuk është e përkryer. Kjo arrihet nëpërmjet një përparimi të vazhdueshëm. Bëhu i realët dhe vendosi vetes qëllime të larta, por mos u bë i ashpër ndaj vetes tënde kur nuk arrin qëllimet. Ti je një qenie njerëzore që gabon dhe përparon pas çdo përvoje të re.

4. Bëj shpesh istigfar / pendim

Të gjithë ne gabojmë. Të gjithë ne kemi lëshimet dhe gabimet tona. Ndërsa dallimi mes një personi të drejt dhe një mëkatari të hapur nuk është në bërjen e mëkatit. Dallimi është në fshehjen dhe mos fshehjen e mëkatit dhe në pendim apo mos pendim. Pas ramazanit mund të ndodh që të gaboni përsëri. Kur t’ju ndodh kjo mos e humbni shpresën. Kur të ndodh që të gaboni mos lejoni që shejtani të fitoj. Ngrihuni dhe vazhdoni më tej sepse ju jeni robër të El-Gafurit / Atij që fal shumë dhe Er-Rahmanit.

“Nëse ju nuk do të bënit mëkate, Allahu do t’ju largonte juve dhe do të sillte njerëz tjere të cilët bëjnë mëkate pastaj i kërkojnë falje Atij.” (Muslimi)

5. Bëre prioritet faljen e pesë kohëve të namazit

Këtë e lamë për në fund, sepse kjo është këshilla më e mirë në këtë tekst. Pa marra parasysh çfarë të ndodh apo sa poshtë ke rënë apo sa lartë je ngritur. Asnjëherë mos i lë pesë kohët e namazit. Këto namaze janë lidhja juaj me Allahun. Ato janë mundësia juaj për falje dhe biseda ditore me Krijuesin tuaj. Gjëja e parë për të cilën njeriu do të pyetet në Ditën e Gjykimit është namazi.

Shpresoj që këto pesë këshilla do t’ju ndihmojnë që ta mabni elanin dhe produktivitetin tuaj gjatë gjithë vitit. Lusim Allahun të na i fal mëkatet dhe të pranoj punët tona të mira.

Përktheu: A. D. Islampress

Artikulli paraprakShkup, mbahet marshi i paqes për Srebrenicën
Artikulli vijuesA po krijon përçarje akademiku mes kombit shqiptar?