Si ta mësoni fëmijën të mundë zemërimin

Nëse jeni në mesin e prindërve të cilët e dërgojnë fëmijën në dhomë që të qetësohet, duhet ta dini se kjo metodë nuk është e duhura që ai të përballojë zemërimin.

Mësojeni fëmijën që të kontrollojë zemërimin e tij dhe të përballet me problemet e përditshme pa reagime fizike. Mësojeni që situatat t’i pranojë si sfida dhe t’i zgjidhë ato në mënyrë konstruktive. Mësojeni që t’i respektojë ndjenjat e tij dhe të jetë i përgjegjshëm për aksionet e tij. Ja si ta arrini këtë.

Merrni frymë thellë: Kur fëmija zemërohet, merrni frymë thellë dhe keni në mendje se nuk bëhet fjalë për rast urgjent. Përmbahuni nga hyrja në zënka, por edhe nga ikja prej saj. Tregoni fëmijës se jeni aty për të, sepse kjo do t’i ndihmojë të qetësohet. Në këtë mënyrë tregoni se si kontrollohen emocionet në mënyrën e duhur.

Gjeni mirëkuptim: Paraqitjet e zemërimit janë mënyrë plotësisht natyrale që fëmijët të ‘shfryhen’. Ata janë në proces të zhvillimit dhe nuk dinë si t’i kontrollojnë. Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar fëmijës që të zhvillojë vetëkontrollin është ndjeshmëria dhe atë në çdo moment.

Për fëmijën është mirë që të nxjerrë jashtë ndjenjat e tij dhe nëse e vëren se ju e mbështesni edhe në momentet e shpërthimit të zemërimit, fëmija do t’ju besojë edhe më shumë. Do të hapet ndaj jush.

Vini kufij ndaj veprimeve dhe jo emocioneve. Sa më shumë t’i shpreheni dhe t’ia shprehni atij gabimin që po bën dhe emocionet që të shkakton ty ai gabim, aq më shpejt fëmija juaj do të gjejë mënyrën që të shfryhet dhe t’ua përshkruajë ndjenjat e tij.

/koha/kohaislame

Artikulli paraprakDeri në fund të vitit, 40% e popullsisë së botës në internet
Artikulli vijuesKinë: Arrestohen mbi 100 musliman ujgur