Studim në Shqipëri: 72 % e të rinjve e përdorin alkoolin

Në bazë të studimit 3/4 apo rreth 72 për qind e të rinjve shqiptarë kanë provuar një ose më shumë pije alkoolike gjatë jetës së tyre. Rreth 7.8% e tyre kenë përdorur pije alkolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre.

Studimi europian për përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri, ku shihet trendi në rritje e të rinjve që provojnë këto substanca.

Për specialistët e institutit të shëndetit publik konsumimi i alkoolit nga të rinjtë lidhet pashmangshmërisht edhe me numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në vendin tonë.
Edhe duhani mbetet i preferuar për të rinjtë. Nga disa studiem rezulton se cigarja e parë nis rreth moshës 10 vjec, ndërsa në moshën e adoleshences rezulton se më shumë se një e treta e të rinjve kanë konsumuar të pakten një herë në jetë duhan./albeu/kohaislame

Artikulli paraprakSuperkompjuterët e NSA i njohin sekretet e të gjithëve?
Artikulli vijuesSkandal në Gjakovë: Pacientët trajtohen nga mjek pa diplomë