Si ta parandalojmë prosiazën

0
233
Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës, në mjekësinë popullore njihet edhe si “zgjebja e bardhë”. Për momentin shkaku pse njeriu sëmuret nga psoriaza nuk është i qartë. Është një sëmundje që mund të paraqitet kurdoherë gjatë jetës së njeriut dhe vështirë të kurohet plotësisht. Ajo nuk është sëmundje infektuese ende nuk ka mjekim për t´u shëruar. Bëhen hulumtime intensive shkencore dhe shpesh rishfaqet duke shoqëruar shumicën e pacientëve gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo sëmundje është e aftë të dëmtojë shëndetin fizik dhe mendor të njeriut.
 
Por, cilat janë simptomat e psoriazës dhe si të kujdesemi në jetën e përditshme? 
 
Psoriasis është një sëmundje kronike e lëkurës, e cila karakterizohet nga përsëritjet e eritemës. 
 
Mjekësia evropiane e quan psoriasis, që karakterizohet nga disa simptoma si shfaqja e njollave të kuqe, të mbuluara me lëkurë të bardhë të lëvoruar. Kjo ndodh pasi qelizat e lëkurës shumëzohen më shpesh se zakonisht. Këto njolla mund të paraqiten në lëkurë, por më shpesh në bërryla dhe gjunjë, trup dhe rrënjë të flokëve. Kjo sëmundje përhapet më shumë tek pacientët meshkuj dhe është më shqetësuese gjatë stinës së dimrit dhe pranverës, kurse gjatë verës dhe vjeshtës, sëmundja është në fazë më të lehtë. 

Psoriaza ndoshta një nga sëmundjet më të hershme në historinë e njerëzimit. Grekët përdornin termin lepra pėr kushtet e lëkurës me luspa. Ata përdorën psora termin për të përshkruar kushtet kur lekura ishte e irrituar.

Përveç kësaj, kjo sëmundje konsiderohej se lidhej me pastërtinë e duarve. Në atë kohë, kjo quhej si sëmundje ngjitëse, ndaj punonjësit e restoranteve me psoriazë do të pushoheshin nga puna për të shmangur infektimin e klientëve të restorantit.

 
Por sot, njerëzit besojnë se psoriaza ndodh për shkak të stresit. Doktore Bai, shpjegon se cilët persona, janë të predispozuar të preken nga kjo sëmundje?
 
“Nga vëzhgimet tona, sëmundja shfaqet më shumë tek të rinjtë, kryesisht tek meshkujt. Sipas statistikave, rreth 30% e njerëzve e trashëgojnë psoriazën. Në vende me shumë lagështi ose shumë të thata, është me e mundshme që njerëzit të preken nga psoriaza.”
 
Edhe pse të rinjtë janë më të predispozuar të preken nga kjo sëmundje nuk do të thotë se moshat e tjera nuk preken, si një 70-vjeçar i moshuar ashtu edhe një i porsalindur. Tek fëmijët, femrat preken më shumë se sa meshkujt. Shkaqet janë të shumta, kryesisht infeksione të krijuara nga ftohja e grykëve dhe në rrugët e frymëmarrjes.
 
Psoriaza ka karakteristika të dukshme sezonale, shumica e pacientëve vuajnë më shumë në pranverë dhe dimër sesa gjatë verës.
 
Ajo ndodh më shumë në pjesët e ekspozuara të trupit si në pjesën e kokës, gjymtyrë, gjoks, shpinë dhe pjesë të tjera. Megjithëse nuk është e rrezikshme për jetën, sigurisht kjo sëmundje zgjatet shumë në kohë dhe përsëritet vazhdimisht duke u rënduar nga viti në vit.
 
“Pacientët me psoriazë janë të lidhur disa herë me probleme të zemrës, probleme të mëlçisë e madje edhe rrugëve urinare dhe riprodhuese. Edhe disa sëmundje kronike kane lidhje me të.”
 
Megjithëse rreziqet për njerëzit me psoriazë nuk janë vogla, për arsye të vështirësive për kurimin e plotë, tani kjo sëmundje është radhitur ende si temë e rëndësishme në fushën kërkimore e dermatologjike. Ajo është fokusi i parandalimit të sëmundjeve dermatologjike në botë. Ekspertët bien dakord se trajtimi njëkohësisht me mjekësinë evropiane dhe mjekësinë bimore është drejtimi i parandalimit dhe kurimit të psoriasisit. 

Duke u mbështetur tek mosnjohja rreth kësaj sëmundje, doktore Bai, u kujton të gjithëve se deri tani nuk ka metoda të veçanta për kurimin e kësaj sëmundjeje.

Psoriaza nuk është sëmundje ngjitëse, edhe sikur tek pacientët në gjendje të rëndë dhe krahas trajtimit të nevojshëm duhet hequr edhe shqetësimet mendore të pacientëve. Kjo do të shmangë mundimet.

 
Mjekët u rekomandojnë pacientëve të mos hanë erëza dhe të bëjnë një jetë larg stresit. Trajtimi i duhur i psoriazës mund të jetë afatshkurtër, por tek shumica e pacientëve ajo mund të ripërsëritet. Gjithashtu, pacientët me psoriazë në përgjithësi nuk kanë dëme në organet e brendshme, prognoza është e mirë, në fund, për shkak të nevojës, pacientët duhet të rregullojnë mënyrën e të ushqyerit dhe me sa më shumë vitamina.
 
Shfaqja e psoriazës lidhet shpesh me imunitetin e njeriut, ndaj disa mjekë sugjerojnë që të shtohet doza e vitaminës B, për të ndihmuar në lehtësimin e stresit, dhe disa mjekë besojnë se pacientët duhet të bëjë stërvitje dhe ushtrime fizike.
 
Doktore Bai, sugjeron edhe ngrënien e disa frutave të përshtatshme si pjeshka, fiku, kompostot, fruta të thata etj., që janë në dobi të shëndetit.