Si ta shfrytëzojmë kohën qe na tepron?

Muslimani krahas me milon vellezër të vet nxiton përmbi tokë për ta ndërtuar atë, duke i shfrytëzuar dhuntitë e tij, duke shpikur dhe prodhuar. Disa rizkun e kërkojnë në hapësirat qiellore, tjerët në thellësit e detërave dhe lumenjve. Të gjithë punojnë duke shpresuar një të nesërme më të mirë, një ardhmëri më të bukur për ummetin dhe vendin e tyre. Ummeti që e bën punën prej komponenteve të ekzistimit të vet, synim esencial të saj në jetë, nuk do të korrë – fillimisht nga dhuntia e All-llahut e pastaj nga puna e tij – vetëmse famë të qartë dhe progres të shndritshëm. Ummeti që është i tillë meriton të ketë disa çaste të argëtimit, kohë të pushimit, ku do ti lëshohet qetësisë, ose një shoqërie nga e cila do të merr aktivitet mendimor ose trupor, gjë me të cilën ripërtrinë aktivitetin e saj, nëpërmjet saj i zhvillohen dhuntitë, gjë të cilën nuk mund ta ngopin njerëzit aktiv gjatë kohës së punës. E tillë është jeta e shëndoshë; ngritje gjatë dhënjes dhe zhvillim kulturor gjatë kohës së pushimit dhe rehatisë. Ejani të dashurit e mi ta pyesim vehten: ku është vendi ynë në këtë gjë, qoftë puntori ose ai që është në pushim? Nuk mohoj se ka nga radhët tona njerëz të cilët orët e punës, me ndihmë të All-llahut e pastaj me ndihmë të edukatës në të cilën janë rritur, i kanë shndëruar në shtim të kontos së të mirave, në prodhim mendimor ose material, nga i cili fitojnë njerëzit dhe vendi. Ashtu sikurse ka në mesin tonë të atillë që shndërruan orët e pushimit dhe rehatisë në një aspekt tjetër të prezencës së një muslimani i cili i përket në këtë shekull dhe në këtë shoqëri ummetit të vet, përkatje aktive dhe bashkëpunim në bamirësi dhe devotshmëri, mendim dhe meditim në çdo moment se si të siguron një profit të mjaftueshëm dhe të rehatshëm. Kjo ndodh kur i mundësohet ta kalon kohën e pushimit me njerëz, ku shlirohesh me kufij, flet pa e tepruar, bën shaka pa pasur nevojë për kërkim faljeje, nuk e harron turpin gjatë shakasë, dhuron fjalë të mira, ndëron mendime, të cilat ia hapin me të madhe dyert shpresës, kurse ia mbyllin dëshprimit. Në këtë rast u kujtohet ndeja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] te Ebu Bekri [radijall-llahu anhu], e cila ishte ndejë për interesin e muslimanëve dhe thënja e Omerit [radijall-llahu anhu]: “Sdo të kisha interesim për të jetuar, nëse nuk do të bisedosha me njerëz të mirë dhe të sjellshëm”. Këta shembuj të bekuar kanë bërë që takimet e rehatisë dhe argëtimit të shndërrohen në shkolla të cilat përhapin fjalët të mira dhe hedhin para njerëzve përvoja të pjekura, sepse:
 
– Se kanë kuptuar argëtimin ikje nga përgjegjësitë, zhveshje nga vlerat, duke përsëritur frazën djallëzore të xhahilijetit: “një orë për ty dhe një orë për Zotin tënd”, ose “jepja Cezarit të veten dhe Zotit të veten”. – Nuk e kanë kuptuar argëtimin dhe pushimin shoqërim me një shoqëri të keqe, të cilët përgjegjësinë e shohin barrë, kurse jetën brengë në gjoks, andaj shfrytëzojnë lloj-lloj metoda për t’i larguar nga vetja. Normalisht kjo kërkon mosrespektim të asnjë kufiri. – Nuk e kanë kuptuar argëtimin shkuarje te një bisedues, i cili ka dituri gjuhe, mirëpo zemër të zbrazur, i cili e kalon jetën në barcoleta të pavlerë, në të qeshur të pakontrolluar, i cili në bisedat dhe veprat e kota ka gjetur kulm nën të cilin jeton dhe hapësirë ku manevron.
 
– Nuk e ka kuptuar argëtimin dhe pushimin ikje nga familja dhe obligimet që i ka ndaj saj, në kohë kur familja mundet të merr nga prindi i tyre përvojën e tij, ose të dëgjon prindi mendimet dhe shikimet e fëmijëve të vet. Nuk lejon që të mbyllen mendimet në gjoksin e tyre kurse pyetjet në mendjet e tyre. Nuk largohet nga gruaja dhe fëmijët që ta zavendëson në shtëpi dëshpërimi i madh ose ndonjë shok i keq, ose shikimi i kanaleve televizive, në fotografitë e së cilave e kalojnë mbrëmjen, e thithin helmin dhe marrin mendimin e tyre vrasës.
 
– Nuk ka kuptuar argëtimin dorëheqje nga veprat e larta, vetvrasje të ngadalshme dhe të pahetuar shkaku i obligimeve të jetës, gjerësa i japin përparësi pushimoreve ndaj shtëpisë, shoqërisë së kafesë ndaj familjes, jetë pa asnjë përgjegjësi ndaj jetës me prezencë në realizimin e synimeve të jetës. Gjersa ndokush mendon se është krijuar për kot, të jeton pa asnjë rol, përveç se të prezentoj në periferi të jetës, ku nuk do ta përdorë mendjen, do ta lidhë burrërinë e tij me pe të pamundësisë dhe moskujdesit, duke vërtetuar prezencën e tij me hapje të gojës, sytë e tij bëhen limane të mizave, kurse shpirti i tij stadium për dëshprim dhe depresion.
 
– Nuk ka kuptuar argëtimin bërje shaka me burrat e mirë dhe mirëbërës, me burrat serioz, por i shfrytëzon këto ndeja duke i bërë serioze me lutje për parinë dhe popullin, që Zoti tu jep sukses dhe shpëtim, ose duke mbledhur ca pasuri me të cilën ia largon ndokujt ndonjë krizë, ose duke këshilluar atë që ka lajthitur nga rruga e drejtë. Kështu bëhet koha e argëtimit vazhdimësi dhe plotësim i kohës së seriozitetit dhe punës. Nëse njerëzit shtyhen për tia falur namazin një njeriut të vdekur, vallë çduhet bërë ndaj një shtrese shumë të madhe të ummetit tonë të cilët kanë vdekur edhe pse janë të gjallë, mungojnë edhe pse janë prezent, i ka skajuar kultura e distancimit të cilën e kanë absorbuar dhe trashëguar nga familjet që s’kapen për dituri dhe për principe. Shtresë e gjërë që jeton në humnerë, vëllezërit e tyre prej shejtanëve xhinë dhe njerëz u ndihmojnë në këtë keqësim pa u lodhur aspak, i mashtrojnë se kinse janë dukë bërë mirë dhe se janë duke jetuar çastet më të mira të jetës. E vërteta është se ata vetëm në epshe kanë hyrë dhe se vetëm në qoshet e jetës kanë arritur. Vallë, këta janë ata që janë të kënaqur të marin preh vetëm kthimin, kurse nga jeta vetëm mbeturinat?! Vallë, këta janë sakrificë ose në gabim, të pafajshëm ose me përgjegjësi?! Vallë, këta janë prodhim i kulturës së rrejshme?! Vallë, këta janë argument i qartë i dështimit tonë dhe i dështimit të institucioneve të përgjithshme dhe veçanta në kaplimin e tyre?! A mjafton që vetëm të parashtrojmë pyetje dhe ta zbulojmë burimin e dhimbjes?! Ky është kuptimi i këtyre gjërave, mirëpo më e rëndësishme se kjo është të ngritemi shpirtërisht dhe logjikisht për t’i bërë ballë kësaj çmendurie dhe shkatërrimi në këtë shtresë dhe detyrimi i saj në të vërtetë duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet e mundshme dhe të lejuara, sepse ummeti nuk do të mundet të ngjallet seriozisht, nëse në trupin e saj ka lëndime me gjakderdhje të dëshprimit dhe dështimit, e dekoncetruar në kohë kur ka nevojë të madhe për koncentrim.
 
Dr. Mustafa Sejjid
Artikulli paraprakEdukojmë musliman apo qyqarë (poltron)?
Artikulli vijuesNëna 100 vjeçare muslimane, përkujdesje ndaj djalit të saj të paralizuar qe 63 vjet