Si të aktivizoni Hibernate mode në Windows 8

Nëse jeni duke përdorur Windows 8 në një laptop, ndoshta e keni vënë re se menuja Power nuk e ka opsionin Hibernate. Mund të zgjidhni mes Sleep, Shut down ose Restart, por nëse doni ta çoni kompjuterin tuaj në atë “gjendjen letargjike”, atëherë nuk e zgjidhni dot që atje.

E cila mund të jetë arsyeja që Microsoft-i duhej ta hiqte këtë opsion? Nuk kemi ndonjë ide. Ndoshta ishte ideja e komisionit që mori vendimin mbi eliminimin e butonit Start.

Megjithatë, fatmirësisht, ka një mënyrë për ta rikthyer. Ja se si:

1. Fillimisht, duhet të aksesoni opsionet e sistemit tuaj lidhur me energjinë (system’s power settings). Këtë mund ta bëni në disa mënyra, por ne po ju tregojmë njërën prej tyre: shtypni Win-W për të shfaqur Settings Search menu, më pas shkruani power.

2. Klikoni Change what the power buttons do.

3. Klikoni Change settings that are currently unavailable.

4. Zbrisni me ashensorin deri në fund të kësaj dritareje dhe gjeni seksionin “Shutdown settings”

5. Klikoni kutizën ngjitur me Hibernate për ta aktivizuar opsionin

6. Klikoni Save changes.

Gati! Tani, kur të shkoni tek “Power”, do të shihni se opsioni “Hibernate”, ku do të jetë në listën e zgjedhjeve. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakSusami: një nga bimët më të shëndetshme
Artikulli vijuesSerbët i “druhen” lirimit të Haradinajt