Serbët i “druhen” lirimit të Haradinajt

Autoritetet serbe kanë shfaqur “drojën” se Tribunali i Hagës do të lirojë nesër (enjte) Ramush Haradinajan.
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se një vendim i tillë do të ishte “poshtërues për viktimat”.

“Druaj se do të merret vendim për lirimin e tij. Me lirimin e Haradinajt do të konfirmohej se askush nuk është fajtor për serbët e vrarë”, ka thënë më herët Vucic.

Sipas tij, “myslimanët e Bosnjës dhe serbët janë viktimat më të mëdha të luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë”.

Gjykata e Hagës pritet të kumtojë nesër vendimin në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, të tre ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë akuzuar për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.kohaislame

Artikulli paraprakSi të aktivizoni Hibernate mode në Windows 8
Artikulli vijuesThaçi: Së bashku do jemi në NATO dhe BE