Pyet një nënë a është e lumtur tani që ka një fëmijë dhe përgjigjja zakonisht është po natyrisht. Në fakt, në botë, fëmijët zënë vendin e parë në top listat për kënaqësitë më të mëdha në jetë.
Por psikologët të cilët studiuan lumturinë – një fushë e re në dekadën e fundit – shpesh raportojnë për një pasqyrë tjetër. Të jesh nënë e një fëmije të vogël (sidomos nën 3 vjeç) është pasuri, por realisht është një tendosje në disponimin tuaj. Moment pas momenti, ju mund të jeni e frustruar, e rraskapitur, e ndonjëherë e zemëruar. Ju mund të grindeni më shumë me partnerin tuaj dhe keni shumë emocione negative.
Koha që e kaloni duke u kujdesur për fëmiun tuaj mund të mos jetë pika më e lartë e ditës suaj. Në listën e aktiviteteve të kënaqësisë, nënat e renditin më ulët sesa të ngrënit, të ushtruarit apo të shikuarit e TV, duke u bazuar në studimin mbi 900 femra. Në fakt, fëmijët renditen më lartë se sa bërja e punëve shtëpiake, puna…
Kjo shokoi njerëzit, thonë psikologët, njerëzit mendojnë që psikologët thonë që nënat nuk i duan fëmijët e tyre. Natyrisht që i duan jashtë mase! Dhe fëmijët sjellin kënaqesi. Ata sjellin momente kur ju mund të jeni aq e lumtur sa e harroni lodhjen që mund ta keni nga puna e lodhshme.
Paradoksi i lumturisë
Nje arsye për mospajtim në mes të nënave dhe ekspertëve: memoria ndarëse. Kur psikolgët pyetën nënat në mënyrë gjenerale se a ju pëlqen ta kalojnë kohën me fëmijët e tyre, shumica e tyre u përgjigjën po sepse ju pëlqejnë aktivitetet për tu kënaqur si leximi i librit apo lozja në park. Kur u pyetën te specifikojnë rutinën e tyre ditore, ato mbanin në mend orët kur vraponin pas fëmijëve për ti veshur apo për ti bërë gati për të fjetur.
Ndoshta, në shkencën e psikologjisë mungon intenziteti i kënaqësisë që sjell koha e kaluar me fëmiun. Fatmirësisht, ka momente që mund ti tejkalojnë frustrimet ditore. Lumturia është më shumë se sa ndjenja e buzëqeshjes. Është gjithashtu një lidhje me diçka më të madhe se sa vetvetja. Kur njerëzit janë në shërbim me diçka të madhe, ata përshkruajnë jetën e tyre të mbushur me kuptim. Edhe të jesh e nevojshme është gjithashtu një eksperiencë. Një psikologe thotë: Nuk është e nevojshme që të keni fëmijë vetëm për të ju bërë të lumtur, por hapeni zemrën dhe do ta gjeni mbrenda lumturinë.
Hapi i parë për tu bërë një nënë e lumtur, është që të vlerësoni atë çfarë ju bëni – ta ndjeni atë është shumë e rëndësishme. Hapi tjetër është të gjeni mënyrën se si ta bëni këtë gjë më të kënaqshme. Jo vetëm që do të bëni më të mirën për vetveten por do të jeni një nënë më efektive. Le të themi se jeni me fëmiun tuaj 2 vjeç, dhe ajo kërkon lëngun e saj në gotë të kuqe, por ju nuk keni. Mos i thuani pije në të kaltërtin, por në vend të kësaj mund të merrni një letër të kuqe dhe ta mbështjellni gotën me të. Pra një gjë që mund të tendoste situatën transformoni në një lojë që ju sjell kënaqësi.
Lajmi i mirë për të gjitha nënat është: Ju mund të mësoni të fokusoheni pozitivisht – dhe të mësoni ta ktheni atë në shprehi ditore.