Kolegji Universum në partneritet me Oracle

Kolegji Universum është pranuar në programin e shkencave kompjuterike të liderit botëror të teknologjisë, Oracle, të quajtur Oracle Academy.
Përmes këtij bashkëpunimi, stafi dhe studentët e Kolegjit Universum kanë qasje pa pagesë në 5 fusha të ndryshme që Oracle i ofron për partnerët e vet akademik: Teknologji, ku përfshihen instalim pa pagesë i gjithë gamës së softuerit të Oracle, duke përfshirë Java, Oracle Database, apo Oracle Applications; Kurrikulë, ku stafi i Universum do të ketë qasje në kurrikulat më të fundit nga fusha e shkencave kompjuterike ndërsa studentët në lëndë online, bibliotekë elektronikë dhe libra elektronik; Trajnime Online të ofruara direkt nga Oracle; certifikimet dhe provimet e Oracle me 50% lirim si dhe qasje në forume.

Drejtori i Programit të Shkencave Kompjuterike në Universum, Mërgim Cahani tha se kjo është një arritje shumë e madhe për Kosovën, pasi studentët tanë të shkencave kompjuterike do të kenë qasje në teknologjinë më të fundit nga njëra prej kompanive më të rëndësishme në botë.

Artikulli paraprakVriten 25 oficerë policie në Egjipt
Artikulli vijuesGoogle ra për 5 minuta, u reduktua pothuajse 2-fish trafiku botëror i Internetit