Si te dobësohen meshkujt vetëm për pesë dite?

Ka shumë prej tyre të cilët duan të heqin kilet e tepërta për të pasur një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Për t’u dobësuar sa më shpejt edhe për meshkujt ka një dietë specifike. Në pesë ditë mund të arrijnë rezultate të kënaqshme duke konsumuar shumë fruta, kafe dhe mish pule. Ja se çfarë duhet të hani në pesë ditë.
 
Dita e parë
 
Mëngjesi është një nga vaktet që nuk duhet refuzuar në asnjë mënyrë. Ai është i rëndësishëm sepse merren kaloritë për të vazhduar aktivitetet e ditës. Kështu në ditën e parë konsumoni një mëngjes me shumë fruta të freskëta, një fetë bukë të thekur si dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer. Në drekë mund të konsumoni mish viçi ose pule të ftohtë. Mund të pini kafe ose çaj më pas, por pa sheqer. Uji duhet përdorur vazhdimisht. Ndërsa në darkë rekomandohet peshk, por jo i skuqur, pak perime si dhe një pije mundësisht pa sheqer. Në vend të saj mund të konsumoni edhe fruta.
 
Dita e dytë
 
Edhe në ditën e dytë mendohet të jetë i njëjti mëngjes i ditës së parë, sa më shumë fruta dhe kafe. Në drekë supë me perime dhe fruta si pjeshkë, dardhë, mollë dhe shumë ujë. Në darkë mund të konsumoni mish jo të majmë, si pule ose gjeli, të shoqëruar me sallatë.
 
Dita e tretë
 
Mëngjesi në ditën e tretë duhet zëvendësuar me vezë të zier si dhe bukë të thekur. Më pas duhet shoqëruar me kafe e cila mund të ketë fare pak sheqer. Në drekë vazhdoni të konsumoni një sallatë, por kësaj radhe me peshk, kryesisht me salmon dhe ton, disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës. Ndërsa darka përsëri do të ketë shumë perime fruta dhe ujë ose pije pa sheqer.
 
Dita e katërt
 
Mëngjesi i ditës së katërt vazhdon të jetë me shumë fruta, pak bukë të thekur dhe qumësht në vend të ujit. Në drekë do të hani djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë pak vaj, perime, një fetë bukë të thekur, kafe pa sheqer si dhe shumë ujë. Në darkë mund të konsumoni fileto pule ose rosto me perime, çaj pa sheqer dhe ujë. Sugjerohet me tepër mishi i pulës, sepse është më i lehtë.
 
Dita e pestë
 
Në mëngjesin e ditës së pestë mund të përdorni pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me pak sheqer, si dhe fruta të freskëta të stinës të shoqëruara me një fetë buke të thekur ose të zakonshme. Dreka do të jetë disi e varfër sepse do të ketë vetëm fruta të stinës, si dhe kafe apo lëngje me bollëk. Në darkë mendohet të konsumoni rosto me mish pule ose gjeli, perime të gjalla dhe fruta. Ditët e tjera mund të hani normalisht, por pa abuzuar me sheqerin, kripën apo mishin. Është një dietë që duhet respektuar të paktën për dy javë për të ndjerë rezultatin e dëshiruar.
 
Çfarë mund të hani gjatë dietës
 
Mish pa dhjamë, salcë sallate, uthull dhe limon, peshk jo të majmë, djathë pa yndyrë, bukë të zezë, vezë, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë.
 
Çfarë nuk duhet të hani gjatë dietës
 
Brumëra, salcë, vaj, gjalpë dhe pasta. (albtime)
Artikulli paraprakErdogan sulmon: Ku mbet demokracia që ju BE thirrni?
Artikulli vijuesTregtia me Allah!