Sot të jesh i/e dobët është një standard i bukurisë ndërkombëtare. Mbipesha jo vetëm që nuk ju bën të dukeni bukur, por nga ana tjetër është shkaktare për shumë sëmundje. Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt po bëjnë përpjekje të dobësohen. Dobësimi përmes stërvitjes, përmes mbajtjes së dietës, dobësimi me medikamente dhe me ndërhyrje kirurgjikale po preferohen shumë sot në botë.
Standardet e mbipeshës
Mbipesha simbolizon yndyrën e grumbulluar në trup. Ekzistojnë dy metoda të zakonshme për të përcaktuar mbipeshën.
Metoda e parë, Indeksi i Masës Trupore (BMI):
Llogaritja e Indeksit të Masës Trupore (Body Mass Index – BMI) bëhet lehtë nëpërmes një formule të thjeshtë matematikore, për parë nëse pesha juaj është e shëndetshme, apo jo për trupin tuaj.
Si llogaritet BMI-ja? = kg/m2
(Shembull: Peshoni 98 kg dhe jeni i gjatë 1.75 m)
BMI= 98/1.75×1.75;
BMI= 98/3.0625;
BMI= 32;
BMI= obez).
**Nëse:
BMI= nën 18.5=> nënpeshë
BMI= 18.5 deri 25=> i shëndetshëm
BMI= 25 deri 30=> mbipeshë
BMI= mbi 30=> obez
Metoda e dytë është llogaritja e peshës standarde.
Vlera e peshës standarde=lartësia(centimetër)-105, rezultati është pesha standarde. Për shembull, personi i gjatë 170 centimetra duhet të ketë peshë standarde prej 65 kilogramësh(170-105=65). Personat mbipeshë merakosen jo vetëm për bukurinë e jashtme, por edhe për shfaqjen e sëmundjeve kronike, si hipertensioni, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit, gurë në tëmth, mëlçi të yndyrosur, tumor etj.
Metodat e dobësimit lidhen me nivelin e mbipeshës
Për të mos vuajtur nga sëmundjet kronike ato duhen parandaluar dhe dobësimi duhet të jetë një proces i shëndetshëm pa dëmtuar organizmin. Stërvitja dhe dieta e kontrolluar, përdorimi i barnave, kirurgjia janë metodat shumë të preferuara për dobësim. Nëse nuk keni sëmundjet kronike të shkaktuara nga mbipesha, metoda e dobësimit më ideale është stërvitja dhe dieta e kontrolluar. Nëse nuk keni probleme të trashëguara, me stërvitje ditore dhe dietë të rregullt për 3 muaj ju do të shihni rezultate të dukshme.
Nëse mbipeshën e keni të trashëguar, procesi i dobësimit do të kërkojë një kohë më të gjatë. Për ju që e keni të trashëguar duhet të ndiqni një plan te rreptë mbi metodën e jetës, dietat e përshtatshme dhe aktivitetet fizike, me qëllimin e kontrollit të peshës. Në të njëjtën kohë, duhet të marrim masat e përshtatshme për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike.
Personat me mbipeshën e shkallës së dytë, shkallës më të lartë ose sëmundjet kronike, mund të marrin parasysh për ndërhyrjen e barnave ose kirurgjisë, nëse nuk kanë efekte të dukshme të dobësimit pas stërvitjes e dietës së kontrolluar prej 3-6 muajsh.
Efektet anësore të dobësimit nëpër barnave ose kirurgjisë
Dobësimi përmes medikamenteve të ndryshme apo me ndërhyrje kirurgjikale do të ketë efekte anësore. Ka dy lloje medikamentesh njëri për të shtuar ndjenjën e ngopjes, e duke bërë që të hani më pak ushqim dhe tjetri për të frenuar thithjen e yndyrës nga zorra.
Ndërsa ndërhyrjet kirurgjikale bëhen për të hequr dhjamin e tepërt nga trupi. Këto kirurgji kanë efekte të dukshme dobësimi, por mbartin në vetvete rreziqe të ndryshme përfshi si infeksion, gjakderdhje, ënjtje, alergji, plakje të qelizave të lëkurës etj. Sëmundja më serioze e shkaktuar nga kirurgjia është bllokimi i enëve të gjakut nga qelizat yndyrore, gjë që vë jetën në rrezik.
Të gjitha metodat e dobësimit që sjellin uljen e shpejtë të peshës kanë efekte anësore, pra shkurt janë të pashëndetshme. Sipas specialistëve dobësimi i shëndetshëm është rënia e gjysmë kilogrami brenda një jave, pra rreth 2 kg në muaj.