Si të fitoni në një intervistë pune në 6 hapa

0
206

Me siguri se i keni dëgjuar prindërit tuaj të flasin për përshtypjen e parë që duhet të lëmë në një intervistë pune. Këtu keni 5 strategji se si mund të fitoni në një intervistë pune:

 

Vishu përshtatshëm. Edhe në qoftë se puna për të cilën jeni duke aplikuar përfshinë veshje  me uniformë ose punë prapa skenave, mënyra se si visheni për një intervistë i tregon punëdhënësit tuaj potencialin që ju e merrni punën seriozisht. Nëse ju jeni një mashkull, vishini një palë pantallona të bukur dhe një këmishë (një kravatë zakonisht nuk është e nevojshme për një punë të verës, edhe pse nuk ka dëm nëse e vishni!). Atletet, sandalet, pantallonat e shkurtra, maicat, xhemperat, dhe farmerkat nuk janë veshje e përshtatshme për një  intervistë.

Paraqitu me vetëbesim. Shikojeni punëdhënësin tuaj të mundshëm në sy, shtrëngoni dorën e tij/saj, dhe të mos harroni një tjetër këshillë prindërore: sjellje të mirë. Natyrisht, të paraqiteni me vetëbesim është më e lehtë kur ju dini se çfarë jeni duke folur, dhe kjo gjë na sjell në pikën e ardhshme.

Përgatitu. Zbuloni paraprakisht çfarë të mundeni lidhur me kompaninë dhe me pozitën që ju po konkurroni, në mënyrë që t’i tregoni njohuritë tuaja gjatë intervistës. Hulumtimi rreth kompanisë, i tregon intervistuesit tuaj që ju jeni i zgjuar dhe i etur për të mësuar.

Përgjigju dhe bëj pyetje. Padyshim që do ju parashtrohen pyetje tipike të intervistave për punë, të tilla si: pse jeni të interesuar për këtë pozitë, çfarë lloj aftësish ofroni dhe orët që ju jeni në dispozicion të punoni. Përgatisni përgjigjet tuaja para intervistës.

Mos ki frikë të bësh pyetje. Pyetjet e mira tregojnë  që ju nuk keni frikë të bashkëveproni me njerëzit e tjerë – një strategji veçanërisht e mirë nëse pozita për të cilën aplikoni përfshin komunikim me njerëz, siç është shitja. Nëse keni mundësi, praktikoni intervistën me një të rritur në biznes. Kur të vijë koha e intervistës, ju do të jeni më i përgatitur dhe më rehat.

Vazhdo kontaktin. Dërgoi intervistuesit një e-mail të shkurtër apo letër duke e falënderuar atë për shpenzimin e kohës me ju. Thuaja interesimin tuaj për atë pozitë. Punëdhënësi juaj i ardhshëm do të impresionohet  nga vendosmëria juaj.