Sa paguhen punetoret e Facebook-ut?

Derisa pasuria personale e Mark Zuckerbergut është 33.3 miliardë dollarë, paga mesatare e punëtorëve të tij nuk është për t’u nënçmuar.

Sipas të dhënave të hulumtimit nga Glassdoor, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.

Inxhinierët e programeve të gjigantit të medieve sociale, marrin pagë mesatare prej 183.397 dollarëve.

Vlera e Facebook-ut është vlerësuar aktualisht në 200 miliardë dollarë, gjë që tregon se megjithatë pagat e 8.348 punëtorëve janë goxha mbresëlënëse.

Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit: Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin, para se shpejt të zgjerohet në universitetet tjera amerikane dhe të bëhet fenomen botëror.

 

Artikulli paraprakAlzheimeri
Artikulli vijuesSi të fitoni në një intervistë pune në 6 hapa