Si të kemi këmbë sa më të shëndetshme

Për të pasur këmbë të shëndetshme dhe të bukura gjatë gjithë viteve të jetës është shumë i rëndësishëm kujdesi që do të tregojmë ndaj tyre.

Ja disa këshilla për të pasur këmbë të tonifikuara dhe të bukura njëkohësisht:

Ecni sa më tepër

Për të pasur këmbë sa më të shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ecni. Një gjë të tillë keni mundësi që ta bëni të gjithë dhe nuk kërkon aspak sforcim. Por si çdo sport tjetër edhe ecja kërkon që çdo gjë të bëhet hap pas hapi. Ditët e para janë të mjaftueshme 20-30 minuta ecje në ditë.

Praktikoni ecje në distancë të shkurtër

Pas 2 javë praktikumi, ju mund të përballoni edhe ecje të gjata, afërsisht rreth 2-3 orë. Por është e rëndësishme të theksohet fakti që jo të gjithë trupat e përballojnë një ushtrim në të njëjtën mënyrë, prandaj gjatë ditëve të para këshillohet ecje në një distancë të shkurtër.

Kujdes nëse keni problem shëndetësore

Duhet të kini parasysh që ngjitja në mal kërkon një impenjim shumë herë më të madh se ecja normale, sepse sforcimi i trupit gjatë ngjitjeve është më i madh. Dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm këtu do të ishin edhe: kujdes të veçantë duhet të bëjnë sidomos ata persona që kanë probleme shëndetësore në lidhje më zemrën dhe ata që vuajnë nga astma.

Efektet e ecjeve

Koha se kur do t’ju duhet të ecni më shumë nuk është e përcaktuar. Mjafton të respektoni oraret dhe stërvitjen e rregullt. Nëse mëngjesi sugjerohet për shkak të ajrit të freskët dhe zgjimit që do i bëhej gjithë trupit, pasditja do të ishte po aq efikase pasi na bën mirë për të qetësur edhe mendjen nga lodhja e ditës.

Këmbët tona mund të ndihen edhe më të rënduara por efektin e duhur e marrin. Ecjet e gjata në çdo orar të ditës forcojnë muskujt e këmbëve, duke i bërë të tonifikuara dhe kështu zëvendësojmë disa orë të domosdoshme aerobie apo fitnesi./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakBanania si thesar i shëndetit
Artikulli vijuesBQK: Ekonomia e Kosovës, në rënie