Banania si thesar i shëndetit

Banania gjendet lehtë, është në treg gjatë tërë vitit dhe për shumë njerëz është frutë e preferuar. Ekzistojnë madje 300 lloje bananesh, nga të cilat vetëm 20 kultivohen për shitje. Ka lëvore të verdhë, fryt me ngjyrë të verdhë të çelët, shije të ëmbël dhe është e butë dhe kremoze. Edhe pse kjo bimë është jashtëzakonisht e lartë, nuk hyn në familjen e drunjve apo trungjeve.

Vlera ushqyese

Bananet përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, mineralit, i cili është i domosdoshëm për punë të rregullt të muskujve. Janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, ndërsa përmbajnë shumë pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Kjo është një nga llojet e rralla të pemëve që përmbajnë kompleksin e plotë të vitaminës B, nga e cila në masën më të madhe përmban tiaminë, riboflavinë, niacinë dhe acidin folik.

Në krahasim më mollën, ka madje 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitamina A dhe hekur dhe 2 herë më shumë nga të gjitha vitaminat dhe mineralet tjera.

Përveç të sipërpërmendurve, bananet përmbajnë edhe bakër, mangan, selen dhe zink. Është fryt me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm.
Sulmi në zemër – Bananet parandalojnë një varg sëmundjeve. Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër për madje 40 për qind.

Anemia – Banania është burim i shkëlqyeshëm i hekurit i cili është kyç për prodhimin e rregullt të hemoglobinës dhe shumë enzimave që janë kyç për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Tensioni i gjakut – Një hulumtim i kohës së fundit ka treguar që dy banane në ditë mund ta reduktojnë dukshëm nivelin e tensionit të gjakut. Kjo është gjithsesi mënyrë më e lirë dhe më e shijshme për ta kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.

Truri – Shkencëtarët kanë konstatuar që studentët që hanë një banane për kafjall, si messhujtë dhe pas drekës kanë shkallë dukshëm më të lartë të koncentrimit. Kaliumi nga bananet nxit punën e trurit dhe lehtëson mësimin dhe kujtesën.

Diarreja – Banania do të kthejë funksionet e sistemit tretës në ekuilibër, do të absorbojë sasi të madhe të ujit, do të lehtësojë diarrenë dhe do të rregullojë funksionimin e zorrëve.

Energjia – Karbohidratet nga banania do të ngrisin me shpejt nivelin e energjisë. Një numër i madh sportistëve profesionistë në pauzë hanë banane sepse tretet lehtë dhe ngrit në shpejtësi nivelin e energjisë.

Urthi – Bananet neutralizojnë thartësirën e stomakut. Nëse vuani nga thartësira, hani banane për të lehtësuar atë ndjenjë të pakëndshme.
Të përzierat e mëngjesit – Femrat shtatzënë në veçanti duhen të kenë kujdes në ushqim, ndërsa banania është e shëndetshme, e shijshme dhe do të lehtësojë problemet që prekin shumicën e femrave shtatzënë. Banania do të rris nivelin e sheqerit në gjak, gjë që ju nevojitet kur ndjeni të përzierat e mëngjesit.
Ngërçet në muskuj – Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në muskuj, veçanërisht nëse bëni ushtrime me intensitet të lartë.

Nëse ushtroni çdo ditë, përditë hani banane për shkak të rritjes së energjisë dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i ngërçeve në muskuj.
I thati në stomak – Banania do të neutralizojë thartësirën e stomakut, do të krijojë shtresë mbrojtëse në stomak, për ç’arsye do të reduktohet dhimbja dhe sikleti i shkaktuar nga i thati.

Stresi – Kur jemi nën stres, metabolizmi ynë shpejtohet, shpejtohen edhe rrahjet zemrës. Ndërsa reduktohet niveli i kaliumit. Banania do të kthejë nivelin e kaliumit në ekuilibër dhe do të rregullojë rrahjet e zemrës.

Këshilla për konsumim banane kur janë të pjekura. Atëherë kanë shkallë më të ulët të karbohidrateve.
Sistemit tretës i nevojitet më shumë kohë për të shpërbërë bananen e cila nuk është e pjekur.

Bananet mund t’i shtoni në smoothie. Vërini në mikser dhe përzieni me pemët tjera ose lëngjet për të fituar smoothie të pasur, të butë dhe të shijshëm.

Artikulli paraprakAgjencitë botërore: Tensione në Shkup
Artikulli vijuesSi të kemi këmbë sa më të shëndetshme