Si të kontrolloni thirrjet hyrëse dhe mesazhet në Android

Sanity është një aplikacion pa pagesë, tepër i dobishëm për përdoruesit e Android.

Përmes tij, ata mund të bllokojnë thirrjet apo mesazhet SMS të padëshiruara, të lajmërohen për emrin e telefonuesit apo të personit që ka dërguar mesazh, të lejojnë thirrje urgjente edhe pse telefoni mund të jetë vendosur pa zë (silent) e shumë të tjera.

Ajo që bën Sanity është rritja e privatësisë së telefonit tuaj, duke u siguruar kështu se sa herë merrni një telefonatë apo mesazh, ato të jenë nga persona me të cilët doni të kontaktoni.

Aplikacioni refuzon automatikisht thirrjet dhe mesazhet SMS nga njerëz që i keni vendosur në listën e bllokimit (block list), apo edhe nga numra që nuk janë të regjistruar në telefonit tuaj si dhe nga ato anonime.

Po ashtu, mund ta vendosni aplikacionin që t’i përgjigjet automatikisht telefonuesve që ndodhen në listën e bardhë (white list), apo të lejoni që disa persona të caktuar të mund t’ju telefonojnë edhe gjatë natës kur telefoni juaj mund të jetë për shembull në silent mode.

Aplikacioni mund të thotë me zë emrin e telefonuesit para se ju të përgjigjeni si dhe mund të regjistrojë komplet telefonatën për persona të veçantë që i vendosni ju, sapo të përgjigjeni në telefon (vetëm mos harroni të siguroheni nëse kjo është e ligjshme!).

Aplikacionin mund ta gjeni pa pagesë në Google Play, por ndërkohë me versionin Sanity Donate, duke paguar 5 $ mund të mbështesni zhvilluesit, të fitoni regjistrim mbi 2 minuta të telefonatave si dhe të zbuloni disa karakteristika shtesë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakKufiri i Kashmirit, Pakistani akuzon Indinë
Artikulli vijuesÇfarë është ataku i panikut?