Një ditë e gjatë punë është dhe një fund i lodhshëm për të gjithë prandaj është e rëndësishme që të gjeni një zgjidhje në mënyrë që ta bëni sa më të lehtë stresin dhe lodhjen e grumbulluar në fund të ditës.
Studime të ndryshme kanë treguar seekzistojnë disa lloje të ushqimeve, që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund t’iu ndihmojnë për të larguar të lodhurit dhe për të qenë më aktiv gjatë ditës. Ushqimet që ju mbushin me energj gjatë ditës janë;
Drithëra
Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, apo të emërtuar si vitamina të energjisë, të cilat janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që e konsumoni në energji efektive.
Fasule dhe thjerrëza
Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati. Prandaj, për të rritur absorbimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të absorboni deri në 10 herë më shumë hekurin.
Spinaq
Popaji kishte të drejtë: spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin.
Portokall
Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.
Ujë
Edhe të qenurit pak e dehidruar mund të bëjë të ndiheni e lodhur dhe mërzitshëm. Edhe nëse pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume.